web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Ishujt Faroe, FSHF me njoftim për tifozët

19 Nëntor 2023, 12:17, Sport CNA

Federata Shqiptare e Futbollit ka një njoftim të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme, Shqipëri-Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.

Në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në orën 20:45. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i dhurohet gjithmonë ekipit Kombëtar.

NJOFTIMI

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.





Lajmet e fundit nga