Bardhi në merkato, interes nga La Liga dhe Seria A për futbollistin shqiptar
Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonspor në fillimin e sezonit...

Bylisi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë duke marrë një 3-pikësh shumë të rëndësishëm në javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar, por nuk arritën të finalizojnë duke e mbyllur në barazim pa gola 45 minutat e para.
Sfida u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 58’ me Felipe Sozën. Pas një asisti të bukur nga Damçevski, ai shkundi rrjetën e Zogoviçit. Gjatë minutave të tjera skuadrat patën disa mundësi, por pa rezultat.
Rasti i artë për Vllazninë ishte në minutën e fundit të shtesës me Ardit Hoxhajn. Ai goditi topin, por përfundoi mbi traversë. Me ketë fitore Bylisi ngjitet në vendin e 7-të me 20 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet po në vendin e 3-të me 28 pikë.
KOMENTI:
90’+7’ Mbyllet sfida, Bylisi fiton kundër Vllaznisë.
90’+6′ Çfarë mundësie për Vllazninë! Ardit Hoxhaj gjuan topin, por nuk arrin të shënojë pasi fluturon mbi traversë.
90’+4′ Trumçi vonon lojën, por ndëshkohet me karton të verdhë.
90’+2’ Qardaku tenton të godasë dy herë portën, por ndalet nga mbrojtja kundërshtare. Vijon aksioni dhe Trumçi provon të gjuajë sërish, por topi përfundon sipër traversës.
90’ Alivoda shkakton faull ndaj Flamuri Ruçit.
82’ Balaj i pason topin Heriçit, dhe ky i fundit godet fort drejt portës, por Aldo Teqja bën një pritje të mrekullueshme dhe u mohon golin e sigurt.
81′ Largohet nga fusha e blertë autori i golit Felipe Soza, në vend të tij futet Qardaku.
78’ Hakaj tenton sërish, provon të gjejë Esat Malën, por topi ishte më i fortë sesa duhej dhe ai nuk arrin ta kapë.
76’ Hakaj kroson topin drejt zonës, por aty është Abazaj, i cili e spastron rrezikun.
74′ Lë fushën e lojën Maçolli, zëvendësohet nga Abazaj.
68’ Largohet nga loja Çoba, futet Esat Mala.
61′ Del Marku nga loja dhe në vend të tij futet Heriç. Gjithashtu largohet Marku dhe futet Kruja.
58’ GOOOL BYLIS 1-0! Damçevski i pason një top me kokë Felipe Sozës, dhe ky i fundit e shfrytëzon më së miri mundësinë duke zhbllokuar sfidën.
57’ Felipe Soza provon me të djathtën e tij, por Zogoviç arrin ta ndalë duke bërë një pritje fantastike.
56′ Del nga loja Xhonata Lajthia dhe futet Antoni Beji.
54’ Tifozët ballshiotë hedhin sende në fushë, goditet në kokë Smajli.
53’ Zëvendësim nga ekipi i Vllaznisë. Largohet Kaina, në lojë futet Bekim Balaj.
51’ Smajli shkakton faull ndaj Lajthias, i cili mbetet i shtrirë në tokë pasi ka një problem me shpatullën e majtë.
49’ Janku provon një top të gjatë, por është tërësisht i gabuar pasi shkon në këmbët e Gurishtës.
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Jonuzi avancon me topin, por Maçolli e ndalon duke shkaktuar faull. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
40’ Hakaj tenton të godasë drejt portës, por Damçevski parashikon lëvizjen dhe e mbyll mjaft mirë duke larguar rrezikun.
37’ Një dyluftim mes Kainës dhe Damçevskit, Lorran vjen në ndihmë të shokut të tij dhe i merr topin, por nuk arrin të finalizojë.
30’ Një aksion i bukur nga ana e lojtarëve të Vllaznisë. Jonuzi e pason topin drejt Gurishtës, i cili ia dërgon Hakajt, por ky i fundit nuk arrin të godasë.
21’ Gurishta provon nga goditja e dënimit, por topi shkon në duart e portierit Teqja.
18’ Lajthia provon të shkojë drejt portës, por Smajli e ndalon dhe e rrëzon. Arbitri ndalon lojën dhe e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Vllaznisë.
16’ Çoba avancon drejt portës, por aty gjen Trumçin i cili e mbyll mjaft mirë.
14’ Lorran dhe Lajthia vrapojnë në të majtën, por Smajli arrin t'i ndalë dhe t’u marrë topin.
13’ Marku provon me të majtën e tij drejt portës, por topi përfundon në duart e Aldo Teqjës.
11’ Zguro provon topin e gjatë për Kaçorrin, por ky i fundit nuk arrin ta kapë.
8’ Maçolli provon të dalë përpara, por kundërshtarët nuk e lejojnë.
BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina.
Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonspor në fillimin e sezonit...
Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në ...
Kleis Bozhanaj është tashmë edhe zyrtarisht në pronësinë e...
Laçi pret në orën 13:00 Kastriotin në kuadër të sfidës së ...
Vllaznia është skuadra e parë nga ekipet e kreut që do të ...
Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinalev...
Ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha, u bashkua ditën e dj...
Shorti i “Final Four” të Nations League do të hidhet ditën...
Ervin Skela do të vazhdojë të ardhmen e tij në Gjermani, ku ...
Lajmet e reja për çështjen 'Dani Alves' tregojnë se viktim...
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj po kërkon me ngulm ...
Akuza të rënda për Majk Tajson. Ish-kampioni i njohur i bo...
Ionut Radu largohet nga Seria A. Portieri i talentuar rumu...
Skënderbeu po kërkon goditjen e fundit në merkato, për të ...
Nedim Bajrami nuk është duke zhvilluar sezonin më të mirë ...
Elseid Hysaj duket se ka rilindur kohët e fundit te Lacio. S...
Sot starton java e 18-të e Kategorisë Superiore me dy supers...
Redon Xhixha zyrtarisht pjesë e Qarabagut në Azerbajxhan. ...
Milani vijon momentin negativ në kampionat, teksa pas dy b...
Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 27...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...