web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënohen 13 gola në katër ndeshje në Premier League, Newcastle ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

26 Dhjetor 2022, 17:58, Sport CNA

Janë mbyllur katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 17-të, me skuadrat që janë rikthyer në fushë pas pauzës disa javore për shkak të Botërorit.

Plot 13 gola të shënuar në katër ndeshje, ku nuk mungoi spektakli. Newcastle mposhti 0-3 Leicesterin dhe ngjitet në vendin e dytë me 33 pikë, 4 më pak se Arsenali kryesues dhe 1 më shumë se Manchester City i vendit të tretë.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Fulham ndaj Crystal Palace. Wolves triumfoi në fund ndaj Everton, me rezultatin 1-2.

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Southampton dhe Brighton, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-3.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga