Gjashtë ndeshje para fundit, ja skuadra që rikthehet në Premier League
Golat e Barnes dhe Roberts i dhuruan Burnley-t fitoren në ...

Vllaznia pret ditën e nesërme Erzenin në “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Shkodranët kërkojnë të kthehen te fitorja pas 6 javësh në krizë, duke arritur të marrin vetëm 4 pikë në 6 takime, ndërsa skuadra e Erzenit vjen nga një humbje ndaj Tiranës me rezultatin 3-1.
Një ditë para kësaj ndeshjeje është zhvilluar edhe prezantimi i trajnerit më të ri të ekipit të Vllaznisë, Goce Sedloksi, i cili tha se ishtë mjaft i lumtur nga kjo mundësi që i është dhënë për drejtimin e këtij ekipi. Ndonëse se kanë mbetur vetëm dy muaj nga fundit i kampionatit, Sedloski premtoi se do të bëjë maksimumin që ekipi të dalojë nga kjo krizë, prej së cilës Vllaznia ndodhet prej 6 javësh.
“Faleminderit shumë që keni ardhur këtu sot. Është hera e parë që jam këtu. Kam luajtur vetëm një hërë në Shqipëri, nuk e mbaj mend në cilin qytet. Jam shumë i kenaqur që m’u dha mundësia të jem trajner i Vllaznisë. Më është thënë shumë hera që Vllaznia është një ekip shumë i mirë.
Ka patur një krizë kohët e fundit, kështu që duhet të ngrihemi shumë shpejt. Normalisht që nuk do të mund ta ndryshoj situatën brënda 2-3 ditëve, por do të përpiqem të bëj më të mirën për aq kohë sa na ka mbetur. Duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Duhet të punojmë fort këto dy muaj që kanë mbetur dhe do të arrijmë aty ku klubi dëshiron.
Ekipi ka krizë në rezultate dhe është një detyrim i joni të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Kemi një ndeshje mjaft të vështirë. Duhet t’i marrim të gjitha një nga një.
Me çfarë kam parë në stërvitje, ekipi ka lojtarë mjaft të mirë, por ata duhet të jenë të aftë të bëjnë atë çfarë unë kërkoj. Jemi një grup, por duhet të marrim rezultate. Natyrisht që më duhet kohë që t’i njoh lojtarët plotësisht.
Lojtarët duhet të djersisin për atë fanellë. Me aq sa kam parë, kampionati është shumë i fortë, por ne kemi kualitet të lartë në ekip. Tifozët duhet ta ndjejnë që ne po përpiqemi. U bëj thirrje të jenë nesër në stadium, pasi ato janë lojtari i 12-të i joni dhe janë një pikë e fortë mbështetjeje për ekipin.
Nga lojtarët kam kërkuar që për aq minuta sa janë në fushë, të japin maksimumin dhe të lodhën për këtë fanellë, për këtë klub. Nëse ato japin atë çfarë unë kërkoj, rezultati do të jetë pozitiv. Kanë mbetur 9 ndeshje, por nuk e njoh mirë kampionatin, kështu që do t’i marr ndeshjet me rradhë.
Nuk është koha të flasim për titullin kampion, por t’i marrim të gjitha me kujdes. Ky kampionat është shumë interesant. Me 2-3 ndeshje mund të arrish vendin e parë, por edhe të biesh në të fundit. Ka akoma ndeshje për të luajtur, do të shohim deri në fund. Me sa kam parë, Partizani dhe Tirana janë skuadra mjaft të forta, por unë fokusohem te ekipi im dhe loja që ne do të bëjmë. Duhet respektuar çdo ekip, por i pari vjen ekipi im.
Shpresoj që ndeshja e neserme të jetë një tjetër festë, përpos asaj të Pashkëve. Nëse sezoni mbyllet mirë, do të rinovoj përsëri, por na mbetet të shohim rezultatet. Kam dëgjuar se Vllaznia ka një tifozëri të zjarrtë dhe në stadium ka një numër të lartë tifozësh. Futbolli luhet për tifozë, kështu që ju bëj thirrjë përsëri të vijnë të na mbështesin”.
Golat e Barnes dhe Roberts i dhuruan Burnley-t fitoren në ...
Jo vetëm futbollist por edhe model, jeta e ish-mesfushorit...
Një rast i paprecedentë u regjistrua në Argjentinë. Tigre, s...
Lacion e pret sot në mbrëmje një ndeshje mjaft e vështirë. B...
Duke qenë se janë shumë pranë futbollit, sigurisht që shumë ...
Partizani do të ndeshet në transfertë me Egnatian ditën e hë...
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ...
Kategoria e Dytë do të hapë sot javën e 17-të me 10 ekipe që...
Ende nuk është e qartë nëse Carlo Ancelotti do të mbetet tra...
Skënderbeu do të sfidojë sot në tranfertë Flamurtarin në orë...
Xhudistja shqiptare, Majlinda Kelmendi, ka rrëfyer vës...
Milani është ndalur sonte në barazim 0-0 nga Empoli në takim...
66 minuta tepër pozitive për Kristjan Asllanin në duelin nda...
Milani dhe Empoli kanë publikuar formacionet startuese para ...
Simone Inzagi, trajneri i Interit, ka qenë dukshëm i pakënaq...
Ky sezon në Angli është shoqëruar me shkarkimin e shumë traj...
Antonio Kandreva ka shënuar sot një gol të rrallë, duke i dh...
Interi ka zhgënjyer sërish në kampionat. Zikaltërit nuk sh...
Anis Mehmeti ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me ekip...
Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...