web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sa më shpejt të bëhesh Maks”, gazetari sportiv i dhuron Orges Shehit librin e Alegrit, pak orë para Champions-it

6 Korrik 2022, 17:59, Sport CNA

Dudelanzh – Tirana është sfida e sotme e orës 19:30 në turin e parë të Champions League. Në Luksemburg, kampionët e Shqipërisë kërkojnë një paraqitje dinjitoze, me kalimin e këtij turi që është detyrim në dy ndeshje.

Të ndodhur në Luksemburg, për Orges Shehin ka ardhur një dhuratë në prag të sfidës. Gazetari i mirënjohur sportiv, Fatmir Mëneri, i ka dhuruar librin e Maks Alegrit, trajnerit të Juventusit.

Me urimin për t’u bërë sa më parë “Maks”, duket se Mëneri kërkon t’i paraprijë një paraqitjeje dinjitoze të kampionëve të vendit.

Z. Orges Shehi, me urimin që sa më shpejt të bëhet Maks. Miqësisht Fatmir Mëneri”, shkruan gazetari.





Lajmet e fundit nga