Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët më të famshëm argjentinas e që ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta të futbollit europian. Ish-mbrojtësi i famshëm iu bashkua ftesë së Silvinjos për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në muajin janar dhe nisin një rrugëtim të ri me ngjyrat kuqezi në rolin e ndihmëstrajnerit.
Teksa rrëfen eksperiencën e tij të re, Zabaleta shprehet i impresionuar me gjithçka ka gjetur në Shqipëri dhe shpreson që të vazhdojë sa më gjatë këtu, ndërkohë që tregon për punën e madhe që stafi teknik ka bërë në këto muaj të parë.
“Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer në Shqipëri. Shpresojmë të vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë dhe kemi disa ndeshje para nesh, por eksperienca e kaluar këtu deri më tani ka qenë shumë e mirë.
Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, – thotë ndihmës trajneri i Kombëtares në një intervistë të dhënë për "Fshf.org".
Më tej, argjentinasi ndalet te debutimi me Poloninë dhe impakti që ka pasur me lojtarët shqiptarë, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e bërë nga grupi kuqezi. Për Zabaletën është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit për të vijuar përgatitjet me synimin për t’u përmirësuar për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
“Kemi udhëtuar në Itali, Angli apo Spanjë për t’u takuar me të gjithë lojtarët dhe më pas kur erdhi ndeshja me Poloninë 10 ditë para sfidës ne përzgjodhëm 23 lojtarët që menduam se ishin të duhurit për atë ndeshje. Ka qenë diçka shumë e bukur, kemi punuar të paktën për 10 ditë me lojtarët dhe ka qenë e mrekullueshme. Është diçka ndryshe se kur i ke lojtarët këtu në Tiranë punon me ta shumicën e kohës në fushë, nuk je gjithë kohës duke punuar në zyrë, dhe ndërveprimi mes lojtarëve dhe stafit teknik para Polonisë ishte shumë i mirë. Për fat të keq, nuk morëm pikë ndaj Polonisë, por mendoj se paraqitja jonë ishte shumë e mirë.
Silvinjo dhe i gjithë stafi ishin të lumtur për mënyrën se si lojtarët u paraqitën ndaj Polonisë, sjellja e tyre gjatë grumbullimit, ka qenë të jashtëzakonshëm. Dhe ne nisemi nga ajo që kemi ndërtuar në ndeshjen e parë dhe tani presim të ritakohemi me lojtarët, mbase mund të ketë edhe fytyra të reja, të shohim. Por më e rëndësishme është të ndërtojmë diçka të mirë për lojtarët, për stafin teknik, për kombëtaren dhe për shqiptarët”, – theksoi Zabaleta.
Më tej, ai ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë në një kohë që Kombëtarja do të nisë shumë shpejt përgatitjet për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Ndihmësi trajneri është i bindur se Shqipëria do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Moldavisë dhe tifozët do të krijojnë një atmosferë fantastike.
“Mesazhi im për tifozët shqiptarë, uroj që ata të shijojnë një ndeshje të bukur, kemi shumë nevojë për ta, duhet të krijojmë një atmosferë në stadium. Kam parë derbin e kryeqytetit dhe disa ndeshje të tjera në Shqipëri, dhe kam kuptuar që tifozët në Shqipëri janë të ngjashëm me ata të Amerikës Latine, shumë të apasionuar pas futbollit.
Nëse krijojmë një atmosferë të bukur për ndeshjen me Moldavinë në shtëpi, do të ishte fantastike për lojtarët tanë dhe sigurisht duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të marrë tre pikët, sepse në fund të ditës pikët janë më të rëndësishme se çdo gjë. Shpresoj të kemi sa më shumë tifozë në stadium për ndeshjen e radhës dhe atmosfera duhet të jetë sa më mirë”, – tha ndër të tjera Pablo Zabaleta në rrëfimin e tij për "Fshf.org".
Thashethemet e bujshme vijnë nga Spanja për mundësinë që La ...
Mbyllet Kategoria e Tretë. Me dy ndeshje të luajtura dje në ...
Kategorisë Superiore tashmë i vjen fundi. Një sezon i luft...
Pas muajve të tërë me thashetheme e lajme që kundërshtonin n...
Bylisi arriti që të merrte një pikë të vlefshme ditën e djes...
Partizani është shumë pranë titullit kampion për herë të 17-...
Pavarësisht se është shumë pranë titullit kampion, pas një f...
Kastrioti u bë skuadra e parë që ra nga Superiorja këtë sezo...
Pas triumfit të Mançester Junajtidit me rezultatin 4-1 ndaj ...
Erling Haaland i mjaftoi vetëm një sezon në Angli për t’u ku...
Ajo që kërkonte të shmangte Tirana në këtë fundsezoni ishte ...
Sulmuesi i Paris SG-së, Kilië Mbape, po mbyll sezonin e tij ...
KF Tirana tani po që rrezikon një dënim shembullor. Sipas ...
Mallorca fitoi 1-0 ndaj Valencias, falë golit të vetëm të sh...
Skënderbeu konfirmon edhe për një se zon Ivan Gvozdenoviçin ...
Tashmë është zyrtare, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i jap f...
PSG është shumë pranë nënshkrimit të parë në merkato. Bëhet ...
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit ka përfunduar me incidente, ...
Visar Bekaj ka thyer heshtjen që kishte vendosur klubi Tiran...
Një epison i pakëndshëm ka ndodhur në përfundim të ndeshje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...