web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldo bëhet drejtor sportiv dhe zgjedh trajnerin e ri tek ekipi arab

10 Maj 2023, 09:50, Sport CNA

Pas largimit nga Europa, pasi ka ndërprerë kontratën me Manchester United, Kristiano Ronaldo u transferua në kampionatin saudit, konkretisht tek Al-Nassr, duke nënshkruar një kontratë të pasur deri në vitin 2025.

Në sezonin e tij të parë në Ligën Profesionale Saudite, ylli 38-vjeçar ka shënuar dymbëdhjetë gola në trembëdhjetë ndeshje dhe u bë menjëherë kapiten i skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia, më parë dhe Dinko Jelicic, pas shkarkimit të ish-trajnerit të Romës.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë diskutime, ajo e largimit të Ronaldos nga kampionatet europiane, edhe nëse në realitet ish-futbollisti i Juventusit nuk kishte oferta të vlefshme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv.

Ekipi, i cili barazoi në javën e fundit të kampionatit kundër Al-Khaleej-it, është i dyti me 57 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Al-Ittihad.

Por, ndërkohë, përveç angazhimit në garën për titull, skuadra e CR7 është duke punuar për të gjetur trajnerin e ardhshëm të skuadrës. Në këtë kuptim, roli i Ronaldos mund të jetë themelor, i gatshëm për të marrë edhe rolin e drejtorit sportiv.

Siç u përmend më lart, pas ndërprerjes konsensuale të kontratës së Rudi Garcias, Al-Nassr i besoi trajnerit kroat 49-vjeçar, Dinko Jelicic. Një zgjidhje e përkohshme, në pritje të trajnerit që do të udhëheqë Kristiano Ronaldon dhe shokët e tij sezonin e ardhshëm.

Sipas "Calciomercato.it", emri i përzgjedhur tashmë nga CR7, për të cilin klubi saudit ka kërkuar mendim duke pasur parasysh përvojën e madhe futbollistike, është ai i Leonardo Jardim.

Aktualisht në krye të Shabab Al Ahli, klubi me të cilin fitoi kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jardim është në marrëdhënie të shkëlqyera me Ronaldon dhe gjithashtu ndan Madeira me të: të dy vijnë nga ishulli portugez.

Ish-trajneri i Monaco-s, gjithsesi, është i ndjekur edhe nga Fenerbahçe, e cila drejtohet nga portugezi tjetër Jorge Jesus, me këtë të fundit që është në dyshim.

Ndaj, me sa duket, Jardim do ta gjejë veten në një udhëkryq: do të rikthehet në futbollin europian, ku i mungon që nga viti 2019, ose do të pranojë ofertën e Al-Nassr dhe Kristiano Ronaldos.





Lajmet e fundit nga