web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja me arbitrin, Klop: E teprova, por ja se çfarë më tha ai

3 Maj 2023, 20:36, Sport CNA

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se ai është i penduar që tërhoqi vëmendjen pas përplasjes me arbitrin Pol Tirnej në fitoren dramatike ndaj Totenhemit, ndërsa pranoi se një situatë e tillë nuk duhej të kishte ndodhur.

Teknikut gjerman iu tregua një karton i verdhë nga arbitri, sepse festoi përpara gjyqtarit të katërt Xhon Bruks pas golit të Diogo Zhotës në minutën e 94-t, i cili vulosi fitoren 4-3 në “Anfield Road”. Klop tregoi pas ndeshjes se zemërimi i tij erdhi për shkak se Tirnej akordoi një faull të lehtë pas ndërhyrjes së Mohamed Salahut ndaj Ben Dejvisit në aksionin e barazimit të “Spërs”- ave.

Në fund të ndeshjes Klop e sulmoi Tirnejn duke thënë: “Unë nuk e di se çfarë ka ky njeri kundër nesh dhe ajo që më tha nuk është në rregull”. Por Shoqata e Arbitrave kontrolloi audiot dhe nuk dëgjoi asnjë fjalë të gabuar të arbitrit kryesor, ndërsa Klop rrezikon një dënim të rëndë.

Duke folur përpara ndeshjes së sotme kundër Fulhamit, Klop tha: “E gjithë situata nuk duhej të kishte ndodhur, kaq. Por ishte në zemërim e sipër. Prandaj festova në atë mënyrë. Ishte një situatë me faullin e Salahut, i cili nuk ishte faull. Unë nuk doja që t’i afrohesha arbitrit të katërt, por pastaj Tirnej erdhi tek unë dhe prisja një karton të verdhë.

Ai e nxori edhe më tha: ‘Për mua është një karton i kuq, por për shkak të atij, është një i verdhë’ dhe më tregoi kartonin duke më buzëqeshur përpara fytyrës. Karton i kuq për çfarë? Nuk kam folur ende me Tirnejn apo Shoqatën e Arbitrave. Nuk e di dhe nuk është në dorën time ajo që po ndodh (hetimi).





Lajmet e fundit nga