Vllaznia në hall, reparti i mbrojtjes boshatiset para Teutës
Vllaznia do të presë Teutën në "Loro Borici" ditën e enjte n...

Pas mbylljes së një muaji maratonë në Botërorin e "Katar 2022", sigurisht nuk mund të mungonin edhe vlerësimet për performancën e futbollistëve që spikatën më shumë gjatë kësaj gare sportive, që për një muaj me radhë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Një media italiane ka bërë një analizë, ku ka vlerësuar me nota futbollistët si dhe ka shpjeguar arsyet për secilin vlerësim.
Messi, nota 10. Mori më në fund të vetmin trofe që i mungonte, më të rëndësishmin, Kupën e Botës. Në Doha ngriti në qiell të artën, duke u shndërruar në të pavdekshëm, kompletoi një kryevepër, një karrierë fantastike. Në moshën 35-vjeçare bëri liderin, heroin për Argjentinën, ishte protagonist absolut i këtij Botërori.
Mbappe, nota 9: I vetëm mbajti Francën të gjallë në finale. U shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit me 8 gola, 4 gola i shënoi vetëm në finale, e të mendosh që është vetëm 24 vjeç, pa diskutim e ardhmja i përket atij.
Ounahi, nota 8,5: Sigurisht kjo notë ndahet me pjesën tjetër të ekipit të Marokut, surpriza më e madhe e këtij Botërori, por pa dyshim ai është simboli i këtij ekipi, një mesfushë i klasit botëror.
Luka Modric, nota 7,5: Pavarësisht se 37 vjeç dukej si një djalosh i ri. Udhëheq Kroacinë duke e dërguar në vendin e tretë në botë.
Moriyasu, nota 7. Trajneri i Japonisë prezantoi një skuadër shumë të organizuar, dhuroi dy nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori, mposhti Gjermaninë dhe Spanjë me përmbysje.
Renard, nota 7: Ajo që bëri në ndeshjen e parë, duke mposhtur Argjentinën, është një histori e bukur për të treguar, për më tepër që tani Argjentina u shpall kampione bote.
Van Gaal, nota 6: Kjo notë është një miks mes rezultatit që arriti, çerekfinalet e Botërorit dhe lojës së shfaqur. Tekniku i tulipanëve bëri gjëra të mëdha në këtë botëror, por fati nuk ishte me ta nga ruleta e penalltive.
Luis Enrique, nota 5: I shumë kritikuar për faktin që volumi i madh i lojës nuk rezultoi efikas, e nxori nga Botërori një përfaqësuese si Maroku.
Neymar, nota 4,5: Nuk ishte në lartësinë e shokëve të tij te PSG. Praktikisht ishte Botërori i tij i fundit, por thuajse kurrë nuk arriti të bënte diferencën, kjo sigurisht e kushtëzuar edhe nga dëmtimi i pësuar. Emri i Neymar rëndoi shumë edhe te Tite, në fund Brazili i tij doli nga Botërori që në fazën çerekfinale.
De Bruyne, nota 4: E gjithë Belgjika dështoi në këtë Botëror, por nga lideri i ekipit sigurisht që pritej diçka më shumë.
Flick, nota 4: Gjermania ishte edhe e pafat këtë Botëror, por mbi Flick rendon jo pak fakti që nuk arriti kurrë të gjente pykën që aq shumë i duhej këtij ekipi. Fakti që dolën që në fazën e grupeve, nuk le vend për justifikime.
Serbia, nota 3: Një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij Botërori, një përfaqësuese me shumë potencial, por Xhaka e Shaqiri i dërguan sërish në shtëpi.
Katar, nota 2: Ekipi më i dobët i këtij Botërori, e kishin të vështirë të bënin qoftë dhe dy pasa./CNA.al
Vllaznia do të presë Teutën në "Loro Borici" ditën e enjte n...
Argjentina është shpallur për herë të tretë kampione bote pa...
Partizani vijon përgatitjet për derbin me Tiranën në "Air ...
Kroacia mundi Marokun 2-1 në "play off"-in e Kupës së Botës ...
Skënderbeu “nxeh motorët” për Besën. Të martën luajnë ...
Tirana do të përballet me Partizanin ditën e mërkurë në orën...
Kur Argjentina ra me zhurmë kundër Arabisë Saudite (1-2), në...
Dje kemi parë një finale të jashtëzakonshme, me 6 gola në to...
Me atë në fushë për 64 minuta, Franca ishte në panik total s...
Siguria është një nga aspektet më të rëndësishëm në një derb...
Emiliano Martinez është një personazh shumë i veçantë dhe kë...
Një tjetër rreper i njohur është bërë pjesë e basteve për fi...
Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli pas triumfi...
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “...
Pak më shumë se dy vite nga ndarja nga jeta e Diego Armando ...
Një skandal i vërtet ka ndodhur pas finales Argjentinë-Fra...
Trajneri i Francës, Dider Deschamps dha intervistën e tij pa...
Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së Botës me Ar...
Argjentina është kampionia e Kupës së Botës, pasi argjentina...
Reperi kanadez, Drake duhet të provojë përsëri të luajë bi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...