Silvinjo zgjedh "luftëtarët" për Kroacinë
Shqipëria do të përballet këtë të mërkurë me Kroacinë, në ...

Performanca e Kombëtares shqiptare të futbollit në "Euro 2024" në përballjen me Italinë ngjalli polemika të shumta.
Ish-futbollisti Altin Rraklli, në një intervistë për CNA TV, me gazetaren Fabjona Pasho, analizoi çfarë ndodhi dhe pritshmëritë ndaj kuqezinjve.
"Duhet ta ndajmë performancën, gabimet individuale që bënë shumë lojtarë, me dëshirën e madhe dhe shpirtin e garës që ishte aty, te gjithë lojtarët. Bëmë disa gabime, që na çuan në disfatë. Si ndeshje, unë dua ta përgjithësoj si një ndeshje të një karakteri të mirë, të një këmbënguljeje, të një vullneti të mirë të skuadrës. Duhet të keni parasysh se gabimet individuale ndahen në gabime individuale në moment të fundit dhe komplet. Në rastin konkret, Hysaj nuk ishte i vetmi gabim, aty filluan gabimet radhazi, te dy-tre lojtarë. Ajo e Hysajt, unë mendoj mund t'i ndodhë çdo lojtari, sepse është instinkt, edhe që të mos e devijosh topin. Shumica e lojtarëve aty nuk janë të përgatitur. Te një faull që ne kemi, godet Asllani dhe i bie në kokë një lojtari të Italisë, por ai ishte i mbështetur në mur, e priste atë. Nuk ia vlen ta kryqëzojmë Hysajn, sepse ai dha maksimumin në atë ndeshje. Gabim individual bëri dhe Seferi te markimi i lojtarit që bëri topin e parë me kokë dhe ai ishte kryesori, sepse ai gol e ktheu lojën. Aty nuk u treguam të vëmendshëm, sidomos Seferi me lojtarin që kishte direkt 1 kundër 1, i hyri mbrapa krahëve dhe ai nuk e pa. Pra, këto janë gabime që na shkaktuan edhe golat. Ne bëmë edhe gabime kolektive. Mënyra se si e tërhoqëm kundërshtarin, si i dhamë hapësirë, u tërhoqëm 40 metra para portës sonë, gjë që i dha kundërshtarit për të kuptuar: 'Ju jeni më të fuqishëm, hajde na sulmoni dhe ne do rrimë këtu mbrapa'", u shpreh ai.
Rraklli theksoi gjatë intervistës se mes tri skuadrave që ne kemi në grup, Kroacinë e shikon më të dobëtën.
"Janë të tria skuadra elitare, për mua i takojnë fazës së parë. Këto vitet e fundit, Kroacia mund të mundet më lehtë se këto dy të tjerat. Është skuadër e thyer në moshë, të njëjtët lojtarë që luajnë kaq vite", tha ai.
Ai dha edhe një këshillë për tifozët kuq e zi.
"Ne duhet të mësojmë të bëjmë tifo në momentet që skuadra ka nevojë. Pra, momentet që skuadra luan dobët, duhet të ngrihet gjithë stadiumi, ta përkrahin. Tifozët shqiptarë duhet të festojnë pas ndeshjes, jo para", tha ai.
Këtë të mërkurë, në orën 15:00, Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në Hamburg të Gjermanisë, kundër Kroacisë, rivalit të Grupit B në "Euro 2024"./CNA
View this post on Instagram
Shqipëria do të përballet këtë të mërkurë me Kroacinë, në ...
Pas humbjes me Italinë, Kombëtarja shqiptare luan këtë të ...
Ditën e sotme, në orën 15:00, në stadiumin “Volksparks...
Bruno Dita, është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Klubi kryeq...
Ashtu siç pritej, Portugalia e nisi Europianin me fitore. ...
Hysen Memolla, ishte një nga emrat e përfolur për tu bashk...
Turqia fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë, duke e nisur Euro 2024, ...
Shqipëria do të përballet këtë të mërkurë me Kroacinë. Tra...
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, e konsideroi si finale nd...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për sh...
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli në konferencë...
Skuadrat shqiptare, kanë mësuar kundërshtarët për turin e ...
Në Nyon të Zvicrës, u hodh këtë të martë, shorti për turin e...
Futbollisti Kylian Mbappe ka pësuar një thyerje të hun...
Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Ham...
Franca ia doli të fitojë ndeshjen ndaj Austrisë, me rezult...
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit sean...
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor...
Sllovakia i shtangu të gjithë, duke mposhtur një nga prete...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...