
Është përcjellë për në banesën e fundit ikona e futbollit korçar, Teodor Vaso. Ai u nda nga jeta mëngjesin e së dielës krejt papritur në moshën 82-vjeçare. Teodor Vaso konsiderohet si një nga legjendat e futbollit, njëri nga pesë sportistët e vitit 1968, i cili ka luajtur me ekipin kombëtar duke arritur rezultatin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Në homazhet e mbajtura nga familja e të ndjerit kanë marrë pjesë shumë figura të njohura të botës së sportit, të cilët krahas ngushëllimeve kanë treguar edhe vlerat e Teodor Vasos.
Dhimitraq Xhambazi, një prej miqve më të afërt të Teodorit, po ashtu ikonë e futbollit korçar, ka treguar se Vaso ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në kohën e tij për lojën e fortë dhe të shpejtë. Ndonëse i dëmtuar, Xhambazi thotë se Teodori ka mbajtur për 90 minuta ekipin gjerman.
Gazetari i njohur sportiv, Dëfrim Methasani, e ka konsideruar Teodor Vason simbol të Korçës dhe të futbollit shqiptar.

Po ashtu ai kujton ndeshjen me Gjermaninë, e cila u eliminua nga Kombëtarja shqiptare ku luante edhe Teodori.
Për trajnerin e futbollit, Robert Çingo, të flasësh për Teodor Vason është mjaft e vështirë. Me lot në sy ai thotë se Vaso u ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa e konsideron si një lojtar me përmasa evropiane, i cili u bë edhe një trajner i admirueshëm.
Për Teodor Vason ka folur edhe At Ilia Kotnani, i cili ka qenë mik i familjes Vaso. Ai tregon rreth karrierës së tij futbollistike, me cilësi dhe virtyte shumë të larta, me një përgatitje fizike për t'u admiruar në pozicionin e tij të mbrojtësit.
Teodor Vaso pas homazheve në Katedralen e qytetit të Korçës u përcoll drejt varrezave me duartrokitje nga familjarët, miqtë dhe simpatizantët e tij. Teodor Vaso do të kujtohet për kontributin e vyer që i dha veçanërisht Korçës, por edhe futbollit shqiptar./ CNA
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet...
Gola, penallti dhe tension. Sfida e Kategorisë së Dytë, me...
Skënderbeu, fitoi Kupën e Shqipërisë në volejboll për fem...
Manchester United, siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e...
Trajneri i Dianmos, Dritan Mehmeti, u përplas me teknikun ...
Tirana triumfoi në derbin ndaj Dinamos më rezultatin 3-2, në...
Tirana e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë nd...
Bayer Leverkusen nuk di të ndalet në Bundesligë, teksa mori ...
Është shtyrë ndeshja e Serisë A, mes Atalantës dhe Fiorent...
Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, te...
Drilon Hazrollaj, është një nga lojtarët më të spikatur në...
Kukësi ka mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0 në ndeshjen e vl...
Juventus-i në krizë totale. Bardhezinjtë u ndalën në shtëp...
Futbollisti i Partizanit, Archange Bintosuka do të jetë pj...
Kombëtarja shqiptare nis të hënën grumbullimin dhe përgati...
Carlos Alcaraz siguroi finalen e madhe të Indian Uells në te...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Teodor Vaso, krenaria e Korçës, legjenda e futbollit korça...
Teodor Vaso, ikona e futbollit shqiptar, është ndarë nga j...
Fulham do të paguajë 4.6 milionë euro për Armando Brojën, në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...