web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballen me SHBA, kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit

29 Nëntor 2022, 17:16, Sport CNA

Përballen me SHBA, kërcënohen familjet e futbollistëve

Kombëtarja e Iranit  në ndeshjen e parë të zhvilluara në Kupën e Botës kanë refuzuar të këndojnë himnin, duke protëestuar kështu për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin e tyre. Por vetëm pak orë para se  iranianët të zbresin sërish në fushën e lojës për t’u përballur me SHBA, futbollistët kanë marrë “kërcënime”.

Sipas “CNN” familjarët e tyre janë kërcënuar me burg dhe turtura të ndryshme nëse lojtarët vazhdojnë të mos këndojnë himnin kombëtar. Një situatë e komplikuar për lojtarët e iranit, të cilët tashmë shqetësohen për fatin e familjarëve të tyre, nëse refuzojnë sërish të këndojnë himnin.





Lajmet e fundit nga