Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, foli për mediat në prag të sfidës me Bate Borisov, e vlefshme për turin e parë në Champions League.
Zekiç u shpreh se skuadra ka ndryshuar dhe tha se në sfidën e së martës mund të ketë surpriza. Tekniku kroat, deklaroi gjithashtu se mendon vetëm për fitoren, ndërsa shtoi se ka sjellë ide të reja në ekip.
“Në futboll nuk mund të përcaktohen pikat e dobëta dhe të forta. Në duhet përqendrim në këto 90 minuta. Ndeshja duhet të përballohet me mentalitetin e duhur, kjo është shumë e rëndësishme.
Baten e kam ndjekur në pesë ndeshjet e fundit. Ka lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë objektivin tonë, për klubin dhe tifozët.
Ne kemi folur shumë me lojtarët në këto 25 ditë. Në dy ndeshjet miqësore, kam ndryshuar shumë. Nuk kam përdorur një 11 fikse. Kam ndryshuar lojtarët, për të parë gjendjen e tyre fizike.
Në këtë moment nuk mendoj për afrimet e reja që do bëjmë. Mendoj për skuadrën që kam në dispozicion. Mendoj që në këtë moment të kemi rezultat dhe të kemi më shumë kohë për të punuar me këta lojtarë. Nuk mendoj se çfarë lojtarë mund të afrojmë. Në këtë moment mendoj për rezultat pozitiv ndaj Bates, një rezultat tjetër do na kushtojë në të ardhmen.
Kur sulmojmë, e bëjmë që nga mbrojtja. Aty fillon gradualisht skuadra. Mendoj se nesër mund të kemi disa surpriza. Jo vetëm në ndeshjen e parë, por në çdo ndeshje si objektiv kam vetëm fitoren. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. E rëndësishme është të mos gabojmë. Nuk më intereson loja, por më intereson vetëm rezultati në këtë moment.
Nesër nuk mund të krijojmë asnjë alibi. Të futemi në fushë dhe të japim më të mirën tonë. Dikush mund t’i kuptojë idetë e mia shumë shpejt, por dikush mund të mos i kuptojë edhe për 2 vite.
Nga momenti që unë kam ardhur, unë kam transmetuar idetë e reja. Edhe pozicionet e lojtarëve, do të jenë ndryshe nga ai Partizani i të kaluarës.
Bate ka më shumë eksperiencë në Europë se Partizani, por varet nga ajo që do të japim në fushë.
Nuk ka rëndësi kush nga lojtarët do e nisë titullar, por e rëndësishme është se si do e mbyllim ndeshjen. Kemi 5 zëvendësime dhe secili në pankinë do jetë i rëndësishëm.”, u shpreh Zekiç.
Klubi i Bylisit ka zgjidhur dilemën rreth pankinës së skuadr...
Partizani do të luajë nesër kundër Bate Borisov, ndeshje e...
Djali i ish-kapitenit Rudi Vata, Roko, duket se do të marrë ...
Ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Pa...
Perspektiva që Andre Onana të mbrojë portën e Mançester Juna...
Aurelio De Laurentiis njihet për batutat e tij dhe deklarata...
Mbrojtësi Jocelin Behiratche është lojtari më i ri i Dinam...
Pas triumfit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, shanset e Kom...
Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë të fushatës së kuali...
Mediat italiane raportojnë se fokusi i radhës i arabëve, k...
Dinamo do të zhvillojë një pjesë të fazës përgatitore në I...
Nejmar nuk po kalon momentet më të mira në PSG dhe në fakt q...
Bajern Mynih po përgatitet për t’i dërguar çekun e dytë pres...
Në SHBA, në Majami më saktësisht, po bëhen përgatitjet e fun...
Ermir Rashica, është një nga afrimet e Skënderbeut në këtë...
Flamurtari vazhdon të përforcohet në këtë merkato vere. Sk...
Gjilani vazhdon punën me përforcimet në merkato. Klubi nga...
Sezoni i kaluar, ku Barcelona fitoi La Ligën dhe Superkupën ...
Largimi i Paolo Maldinit zhgënjeu jo pak tifozët e Milanit...
Interi ka qenë aktiv në merkato, duke larguar e njëkohësisht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...