web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Paqe" në Elbasan, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët

27 Prill 2024, 20:06, Sport CNA

Nuk prodhoi fitues, sfida mes Dinamo City dhe Laçit, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Pjesa e parë ishte pa ngjyrë, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol dhe më shumë menduan që të mbroheshin dhe mbyllnin çdo hapësirë.

Në të dytën, edhe pse kurbinasit e nisën me raste, blutë më pas morën kontrollin dhe krijuan më shumë para portës së Dajsinanit.

Megjithatë, as ata nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu sfidën në barazimin pa gola që lë çdo gjë të hapur për objektivat që kanë, përkatësisht “Final Four” dhe mbijetesën.

Dinamo mban vendin e katërt në renditje me 47 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e shtatë me 39 pikë.





Lajmet e fundit nga