web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olsi Rama: Më eksitoi shorti i Shqipërisë. Derbi i kryeqytetit, si një kampionat më vete

3 Dhjetor 2023, 18:23, Sport CNA

Olsi Rama: Më eksitoi shorti i Shqipërisë. Derbi i kryeqytetit,

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli për MCN, para derbit me Tiranën. Rama e cilësoi ndeshjen, si një kampionat më vete, pasi luhet për krenarinë e kryeqytetit.

I pyetur për shortin e Shqipërisë në Europian, Rama tha se ka besim se mund të bëjmë mirë.

"Një Partizanin që paraqitet në fushë me kontingjentin e vet që ka në dispozicion. Ata lojtarë që pretendojnë të luajnë, ju vjen rasti. Shpresoj ta dërgojnë si duhet veten.

Presionin nuk e shikoj te Tirana. Është ende nuk herët, nuk ka pse të jetë deçizivie. Derbi më shumë se për kampionatin, është për krenari qytetare.

Na mungojnë mbrojtësit e qendrës. Është një pozicion që tregon vështirësi. Nuk e pyes trajnerin se kush do luajë. Nuk e di kush do jetë në fushë. Në kampionatin shqiptar, është e vështirë për të gjetur mbrojtës qendre. Lojtarët e tjerë, nuk janë në gjendjen e duhur, Mba por edhe Da Silva.

Derbi ka karakteristikë të veçantë, i karikon lojtarët. Luhet si një kampionat më vete. Nuk ka alibi. Mund të jemi të lumtur edhe me barazimin.

Shorti i Shqipërisë? Është një short që më eksiton. Të nderon duke parë kundërshtarët. Kam besim se me Italinë dhe Kroacinë do bëjmë mirë.", tha Rama. 





Lajmet e fundit nga