“Derbi është vitrinë për kampionatin”, Shehi: Nuk besoj shumë te statistikat
“Air Albania” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 19:00 do...
Partizani do të ndeshet përballë Tiranës në derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon, të dielën e 2 tetorit, në stadiumin “Air Albania”, ora 19:00. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i të kuqve, Xhiovani Kolela, u shpreh se ai dhe skuadra janë gati për këtë takim.
Derbi i parë i kryeqytetit? – Nuk është derbi i parë që luaj në karrierë, kam luajtur disa dhjetëra të tillë, por sigurisht emocionet e derbit të parë të Tiranës janë prezente.
Gjendja e skuadrës? – Jam i kënaqur me formën fizike të skuadrës. Nuk jemi në 100% sepse kemi pasur disa probleme, por gjithsesi skuadra është mirë. Mendoj se në një ndeshje të tillë e rëndësishme është të jemi lart psikologjikisht. Nëse nuk do të kisha prej ditësh idenë se cilin lojtar do të hedh në fushë ditën e diel nuk do të bëja këtë profesion do të bëja tjetër punë.
Formacioni? – Nuk do ta tregoj asnjëherë formacionin. Edhe lojtarët vetë nuk e dinë formacionin. Jam unë i pari që flas dhe ua komunikoj formacionin lojtarëve është normale.
Skema e lojës? – Partizani tashmë ka një mënyrë loje dhe nuk mendoj se do të ndryshojmë.
Shprehja “Derbi nuk luhet, por fitohet”… – E njëjta gjë është edhe në Itali për ndeshjet derbi. Në një ndeshje derbi nuk ka të bëjë aspak pozicioni i skuadrave në klasifikim, në lojë janë të tria rezultatet.
E keni studiuar Tiranën? – Jo vetëm me Tiranën, por të gjithë kundërshtarët që kemi përballë javë pas jave ne i analizojmë. Nuk dua t'u krijoj idenë lojtarëve që përballja me Tiranën do të ketë analizë specifike dhe me ekipet e tjera jo, ndaj i përgatisim ndeshjet gjithmonë njësoj. Mendoj që Tirana është një skuadër mjaft e mirë, gjë të cilën e ka demostruar me rezultatet e fundit dhe mendoj që do të jetë një ndeshje e bukur.
Stadiumi dhe atmosfera e derbit në “Air Albania”? – Kur e kam parë për herë të parë stadiumin “Air Albania” jam surprizuar. Për mua ai është stadiumi më i bukur që mund të kem parë përgjatë 20 viteve të fundit. Në fillim uroj të jenë dy skuadrat në fushë të nderojnë këtë eveniment sportiv, këtë stadium dhe sigurisht edhe tifozët që do të jenë prezent në këtë ndeshje.
Rezultati? – Nuk kam asnjë ndrojtje, apo frikë për rezultatin që do të prodhoj derbi. Kam gjithmonë shumë respekt për kundërshtarët, por aspak frikë. Nuk mund ta mohoj që i ndiej emocionet e një ndeshjeje të tillë kaq të rëndësishme, është kënaqësi të luash një derbi të tillë. Unë ushtroj këtë profesion për të luajtur pikërisht ndeshje të tilla, puna ime mbi të gjitha është pasion.
Ecuri në favor të Partizanit? – Unë punoj për këtë dhe shpresoj të ndryshojmë këtë trend në favorin tonë.
I keni ndjekur ndeshjet derbi Partizani-Tirana? – Jo nuk i kam ndjekur. Kam parë vetëm ndeshjet e fundit të Tiranës. Kam parë disa fragmente të takimeve derbi, më shumë për të kuptuar atmosferën që prodhon derbi.
Shehi? – Për mendimin tim Shehi është një trajner shumë inteligjent, sepse vitin e kaluar ai shfrytëzoi në maksimum karakteristikat e lojtarëve që kishte në dispozicion. Mendoj se kjo është një aftësi shumë e madhe për një trajner. Nuk mendoj se një trajner duhet të improvizojë, mendoj që një trajner i zoti duhet t'i marrë maksimumin grupit dhe trajneri Shehi është mjaft i zoti.
Mungon Seferi… – Lojtarët ikin dhe vijnë, ajo që mbetet është klubi dhe skuadra. Nga sa kam parë Tirana e ka zëvendësuar më së miri largimin e Seferit dhe mendoj që Tirana mbetet një skuadër shumë kompetitive.
“Air Albania” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 19:00 do...
Rafael Leao është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar te...
Zhoze Murinjo nuk do të jetë sot në pankinë për të drejtuar ...
Kategoria e Dytë ngre sot siparin e sezonit të ri futbollist...
1. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në baz...
Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme 5 sfidat e javës ...
Nuk kanë fund çudirat në futboll! Klubi i njohur anglez, Hul...
Ares Teixidó po merr rolin e saj, si moderatore në "8TV". Ka...
“Abissnet Superiore” do të zbresë edhe ditën e sotme në fush...
Ernest Muçi ka arritur vlerën e 1.5 milionë eurove sipas "Tr...
Ndeshja ndaj Islandës që u mbyll me shifrat 1-1 në “Air Alba...
Pajtim Kasami rikthehet në Greqi pas pesë vitesh. Qendërmesf...
Bundesliga ka zbritur në fushë në takimin e parë të javës së...
Çmimi për “Lojtarin e Muajit” në Premier League i është dhur...
Inter dhe Roma luajnë nesër në 18:00 për javën e tetë në Ser...
Ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë Superiore kanë fillua...
Mirel Josa e ka cilësuar pozitiv barazimin e Vllaznisë me Te...
Mbyllet pa gola një sfidë e luftuar mes Teutës dhe Vllaznisë...
Pas largimit nga stoli i Teutës, Renato Arapi është gati të ...
Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...