VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Më shumë se 1 milion tifozë pritet të zbarkojnë në Katar për Botërorin e këtij viti, por shqetësimet kanë nisur në lidhje me akomodimin e tyre. Që kur Katari fitoi të drejtën e organizimit të turneut në vitin 2010, autoritetet kanë nisur projekte gjigante infrastrukturore për të ndërtuar hotele dhe apartamente, por edhe 8 stadiumet fantastike në 5 qytetet ku do të luhet Botërori i këtij viti, për herë të parë në dimër për shkak të temperaturave të larta.
FIFA ka shitur 800 mijë biletat e kompeticionit, ndërsa mijëra të tjera pritet të përcaktohen për tifozët e 32 vendeve pjesëmarrëse. Katari planifikon të ketë 130 mijë dhoma gati për 28 ditët e turneut. Por grupet europiane të tifozëve kanë shprehur shqetësime për disponueshmërinë e akomodimit dhe kostove të tyre, me shumë tifozë që mund të detyrohen të qëndrojnë në vend fqinje dhe të fluturojnë ditën e ndeshjes. Raundi i parë i shitjes së biletave u mbyll më 30 mars ku u shitën 800 mijë bileta. Raundi i dytë përfundoi në prill, ndërsa në total u regjistruan 23.5 milionë kërkesa për biletë.
Shumica e aplikimeve ishin nga Katari, ndjekur më pas nga Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Meksika, Arabia Saudite dhe SHBA-ja. Akomodimi është menduar të bëhet në fshatrat e përshtatur për tifozët të cilat janë drejt përfundimit, apartamente, hotele, madje edhe në anije dhe jahte, me dy gjigante si “MSC Europa” dhe “MSC Poesia” të cilat do të ankorohen në Grand Terminal në Doha gjatë muajit të Botërorit.
Shoqata e Tifozëve në Angli ka llogaritur kostot e një tifozi për të ndjekur të teta ndeshjet e turneut, duke u akomoduar në hotelet më të lira të vendit dhe blerë biletën gjithashtu më të lirë të mundshme, pa llogaritur këtu ushqimin dhe pijet. Dhe minimalisht kostoja është 5 mijë paund, afro 6 mijë euro. Nëse “Tre Luanët” dështojnë që në grup, kthimi në shtëpi për një tifoz mbyllet me diçka më shumë se 2 mijë paund. Konsumimi i alkoolit në Katar është një problem më vete për europianët, duke qenë se ai është i kufizuar. Megjithatë, ai shërbehet në disa restorante hotelesh të licencuara dhe në bare, por do të jetë gjithashtu prezent edhe në vendet specifike të grumbullimit të tifozëve, edhe pse këto detaje nuk janë përcaktuar ende.
Kur Liverpuli fitoi Botërorin e Klubeve në Doha në vitin 2019, birra shërbehej në “fan-zona” dhe kushtonte 5 paund një gotë. Pak a shumë i njëjti çmim parashikohet edhe gjatë Botërorit. Sa i përket gardërobës, dihet që temperaturat do të jenë të larta. Këshilla është të merren me vete veshje të lehta, ndërsa gratë duhet të bëjnë kujdes. Sepse duke qenë një vend islamik, ato janë këshilluar nga ministria e jashtme që të mos veshin të shkurtra kur të hyjnë në ndërtesa qeveritare, në qendrat e kujdesit shëndetësor apo tregje dhe qendra tregtare. Katari do të presë Botërorin nga data 21 nëntor deri në 18 dhjetor.
Marko Rojs pëson një tjetër pengesë me kombëtaren. Lën...
Andrea Pirlo nis një aventurë të re në rolin e trajner...
Kur Toni Kros flet duhet të ulesh, të marrësh kokoshka dhe t...
Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, dhe Sulejman Starova j...
Dy-tri ditë përpara sfidës me Islandën, Shqipëria shihej s...
Partizani ka komunikuar zyrtarisht se Dritan Mehmeti do të j...
Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, nuk dëshiron që sulmue...
Trajneri Hoakim Lëv u shkarkua nga drejtimi i Gjermani...
Nuk kanë fund largimet nga Skënderbeu. Rënia në Katego...
Kristjan Asllani është drejt transferimit tek Interi. ...
Bayern Munchen vazhdon të insistojë për shërbimet e Sadio Ma...
Tomas Brdariç kthehet përsëri në pankinë. Por nëse men...
Shqipëria zbret sot sërish në fushë, teksa në mbrëmje,...
Skënderbeu i sezonit të ri pritet të jetë një miksim i...
Kosova ka marrë sot fitoren e saj të dytë në grup në L...
Kosova luan sot një duel shumë të rëndësishëm në Ligën...
Shqipëria do të përballet me Izraelin të premten në orën 20:...
Kosova kërkon fitoren e parë shtëpiake në Nations League në ...
Shqipëria kreu seancën e fundit stërvitore në prag të ...
Një histori e pazakontë vjen nga Italia. Peter Sciotto ka ve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...