web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një talent nga Seria A për Shqipërinë, FSHF tenton ta veshë kuqezi

8 Nëntor 2023, 15:08, Sport CNA

Një talent nga Seria A për Shqipërinë, FSHF tenton ta

Origjina shqiptare e Arijon Ibrahimoviçit është arsyeja që mediat në Kosovë dhe Shqipëri po e bëjnë lojtarin protagonistin kryesor të lajmeve. Talenti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Frosinones ndaj Empolit në Serie A. 17-vjeçari arriti që të asistonte për Marvin Çunin, ndërsa do të shënonte edhe një gol për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se FSHF-ja ka tentuar që ta bëjë lojtarin pjesë të kombëtares shqiptare. Në fakt Alban Bushi e ka kërkuar talentin e Frosinones ta ketë pjesë të skuadrës për ndeshjet e ardhshme. 

Ibrahimovic nuk ka dhënë një përgjigjje përfundimtare duke lënë kështu gjithçka të hapur për të ardhmen. Kujtojmë se 17-vjeçari është pjesë e Gjermanisë së moshave dhe në total ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “operacion”.





Lajmet e fundit nga