web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisin sot kampionatet, ndeshjet që luhen në Ligue 1 dhe La Liga

22 Nëntor 2024, 10:40, Sport CNA
Nisin sot kampionatet, ndeshjet që luhen në Ligue 1 dhe La Liga
La Liga

Këtë të premte rikthehen një pjesë e kampionateve elitare në Europë.

Në Ligue 1 të Francës sot luhet dy sfida të javës së 12-të.

Në orën 19:00 Monaco do të presë ekipin e Brest, me vendasit që mbajnë vendin e dytë të renditjes pas Paris Saint-Germain dhe kërkojnë që të qëndrojnë fuqishëm në garë për titullin.

Teksa Brest nga ana tjetër që ndodhet në mes të renditjes, synon që të grumbullojë sa më shumë pikë.

Ndërkohë PSG-Toulouse ndeshen duke nisur nga ora 21:00, me vendasit që duan të ruajnë kreun e renditjes, teksa miqtë kërkon grumbullimin e sa më shumë pikëve.

Në La Liga nis raundi i 14-të, me Getafe-n që pret Valladolid në orën 21:00./CNA





Lajmet e fundit nga