Partizani prezanton Orges Shehin, ja roli që do të ketë Abilaliaj
Trajneri Orges Shehi bëri prezantimin e tij në krye të Parti...
Orges Shehi bëri prezantimin si trajneri më i ri i Partizanit këtë të mërkurë. Tekniku durrsak ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe menjëherë ka nisur nga puna.
Gjatë prezantimit Shehi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që nga zgjedhja e Partizanit e deri te largimi nga Tirana. Ish-trajneri i bardhebluve ka deklaruar se është i lumtur që rikthehet te Partizani këtë herë si trajner dhe se me të kuqtë do të fitojë titullin kampion.
Nga Tirana te Partizani, çfarë emocionesh keni? - Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë, por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë.
Çfarë pritet në 2024 për Orges Shehin? - Tani jemi në prezantimin e vitit të vjetër dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku.
Pse Partizani? - Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lart dhe për të kërkuar për më mirë. Kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thashë pak më parë. Plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu.
A ju step mentaliteti shqiptar në përballjen e dy rivalëve sportivë? - E thashë pak më parë, kur kalon nga një klub në një tjetër që kanë histori dhe janë rivalë të përjetshëm sportivë, çdo njeri e percepton dhe e mendon sipas asaj që ai kërkon ta mendojë ose ta perceptojë. Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionalizmin tonë të jemi korrekt, të jemi seriozë dhe të jemi strikt në parimet tona. Kështu që mendoj se nuk jam as i pari, as i fundit që kalon nga një klub në një tjetër, edhe për shkak të historisë së tyre. Kështu që përqendrimi është maksimal dhe mua më mbetet vetëm që të kemi punë, përpjekje, përqendrim, disiplinë dhe në fund fare të kemi atë që quhet fat. Pra fati është e kotë që të përmendet nëse nuk kemi këto elemente që përmenda.
Do ta bënit këtë kalim më shpejt nëse nga Tirana do të kishit një trajtim më të mirë? - Nuk dua që t’i rikthehem ndarjes, sepse mendoj se çdo gjë është profesionale dhe jo personale, të paktën në këndvështrimin tim. Kështu që dua të fokusohem te e ardhmja, këtu ku jam sot. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate.
Shkëndija e Tetovës? - Unë mendoj që nga këtu ku jam dhe në të ardhmen të flas vetëm për këtë tavolinë që jam këtu dhe për këtë stemë. Nuk ia vlen t’i kthehem diskutimit kush ishte e interesuar dhe kush jo. E tha dhe drejtori që pas asaj periudhe që përkoi me shkëputjen time nga ish-klubi im ishte një dëshirë e përbashkët dhe një vlerësim. Unë mendoj që shtë vlerësim sepse një klub i madh kur kërkon që të jesh pjesë e projektit është vlerësim dhe nuk ka asnjë dyshim.
Partizani apo Tirana e para dy viteve? Ndryshimi mes këtyre dy ekipeve? - Nuk ka ndryshim sepse të dyja klubet kërkojnë gjithmonë të jenë në majë. Dhe kur do të jesh në majë ke gjithmonë objektiva madhorë. Dhe objektivat madhorë nuk përmbushen dot nëse nuk ke lojtarët e duhur. Gjatë kësaj periudhe do të kem kohën që të njoh nga brenda dhe karakteret e individëve të veçantë. Njerëzit janë, infrastruktura është, na mbetet vetëm punë. Mendoj se ka një grup cilësor për të arritur objektivat.
Jeni koshient që duhet të bëni një punë voluminoze? - E nis nga kjo e fundit, renditja, me këtë formulë që ka kampionati, nuk është një gjë që gjithë njerëzit që punojnë i vë në presion. Dihet që “Final 4” është e vëçant këtë vit. Unë kam gjetur një skuadër që para pak ditësh fitoi një trofe. Janë mendimet që çdo trofe që luhet duhet bërë maksimumi për ta fituar. Kështu që gjej një skuadër kompetitive, të paktën nga informacionet që kam nga brenda dhe jashtë. një skuadër me dëshirë, me djem të rinj që duan të ecin përpara. Është shumë e rëndësishme ego dhe dëshira, përpos cilësive që kanë.
Repartet që skuadra ka nevojë të përforcohet? - Sigurisht që çdo skuadër dhe elementet do i shkojë linjës së trajnerit. Kemi një periudhë që nuk kemi ndeshje zyrtare dhe kjo gjë do na shërbejë. Sigurisht që kërkojmë të përforcohemi. Çdo skuadër ka nevojë për elementë të rinj dhe cilësor. Duam të afrojmë lojtarë. Objektivat janë madhore dhe strategjia e klubit nuk është për të marrë lojtarë momentalë, por lojtarë afatgjatë, për të arritur objektivat për t’u rritur dhe gjithmonë për të pasur një strukturë të fortë për vazhdimësinë, sepse kjo është shumë e rëndësishme”.
Trajneri Orges Shehi bëri prezantimin e tij në krye të Parti...
Xhuliano Skuka nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin s...
Manchester United ka realizuar një përmbysje të çmendur 3 - ...
Kaina Nunes është në prag largimi nga Tirana. Sulmuesi brazi...
Dihej prej ditësh, por tashmë është zyrtare. Orges Shehi ësh...
Marash Kumbulla hedh pas krahëve dëmtimin. Mbrojtësi shqipta...
Ish-portieri gjerman, Jens Lehmann, u gjobit nga një gjykatë...
Armando Broja vazhdon të jetë në "ajër" te Chelsea. Në fakt,...
Sokol Kiqina është futbollisti i parë që ka konfirmuar ndërp...
FIFA kërcënon se do të përjashtojë nga të gjitha kompeticion...
Pas kualifikimit në Europian, në Federatën Shqiptare të Futb...
Te Vllaznia vazhdon merkatoja në dalje. Tashmë lojtari i rad...
Xhuliano Skuka është një nga sulmuesit që mbahet mend gjatë ...
Victor da Silva u largua pak ditë më parë nga Partizani, m...
Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë poziti...
Pas një fillimsezoni shumë të mirë, situata për Redon ...
Të premten në mbrëmje, gazeta gjermane “Welt am Sonntag” ...
Fushata e suksesshme eliminatore dhe kualifikimi për n...
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, po kalon një formë f...
Leonardo Bonucci mund të rikthehet në Serinë A, vetëm 6 muaj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...