Reagon FSHF për ndarjen nga jeta të sulmuesit Dwamena
Ngjarje tragjike ajo e ndodhur midis Egnatias dhe Partizan...

Futbolli shqiptar në zi për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena. Ai ndërroi jetë pasditen e së shtunës, pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani.
Raphael Dwamena është një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti.
28-vjeçari tregoi menjëherë aftësitë e tij si golashënues, ndërkohë qe e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar me 11 gola në Superligë dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.
Egnatia siguroi një kualifikim historik në Conference League, ndërkohë që për herë të parë shijoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Dwamena bëri mirë edhe në Europë me rrogozhinasit, në dy duelet ndaj armenëve të Ararat, gjatë të cilave shënoi 3 gola.
Afrikani e nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe sezonin aktual, teksa kryesonte renditjen e golashënuesve me 9 realizime, duke dhënë një kontribut të madh në kryesimin e ekipit rrogozhinas bashkë me Partizanin.
Dhe sot, në përballjen mes dy skuadrave më në formë në Shqipëri, kapiteni i Egnatias u rrëzua në minutën e 25’. Për të mos u ngritur më, duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kalojë te familjarët e tij, klubi dhe tifozët e Egnatias, por edhe gjithë sportdashësit shqiptarë.
Kush ishte Dwamena
I lindur më 12 shtator 1995 në Nkaukau, Ganë, Rafael Dwamena luajti dhe u stërvit me programin zhvillimor Red Bull Gana. Në Turneun Ndërkombëtar në Croix, Francë, në vitin 2013, ai ndihmoi ekipin RB Ghana U17 për të fituar medaljen e argjendtë dhe u emërua “Lojtari më i Mirë” i turneut.
Para se të kthehej në Ganë, Dwamena fillimisht udhëtoi në Austri për një provë njëjavore me FC Red Bull Salzburg. Ai iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburgut në janar 2014, dhe menjëherë pati një ndikim në skuadrën U18. Në një turne në qershor të atij viti, ganezi shënoi shtatë gola në katër ndeshje. Edhe pse Salzburgu përfundoi në vendin e tretë, ai fitoi “Këpucën e Artë”.
Në korrik 2014, Dwamena kaloi te Liefering ku bëri dhe debutimin në moshën 18-vjeçare në Ligën e Parë austriake. Në sezonin pasardhës 2015-16, ai do të shënonte edhe golin e parë si lojtar profesionist, më 18 shtator.
Në verën e vitit 2016, Dwamena kaloi te klubi tjetër austriak, Austria Lustenau për shifrën e 600 mijë eurove. Aty realizoi 18 gola në 20 ndeshje, para se ajo performancë t’i siguronte një kalim në Zvicër te Zyrihu, më 27 janar 2017.
Ndikimi i tij në klubin e ri ishte i dukshëm dhe i menjëhershëm. Më 12 gola në 18 ndeshje, ganezi ndihmoi Zyrihun të siguronte titullin e ligës dhe promovimin në Super Ligën e Zvicrës. Dhe, në ligën më të lartë zvicerane, ai realizoi dy gola në debutim kundër Grasshopers.
Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier Ligën angleze. Skuadra e Brajton kishte rënë dakord me Zyrihun për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij. Kështu, ai mbeti te Zurih.
Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brajton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij.
Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime. Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon.
Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.
Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.
Pas kësaj, karriera e ganezit do të vijonte në Danimarkë, ku nënshkroi për Vejlen. Pasi debutoi me gol në 2020, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera, përpara se mjekët ta ndalonin të luante për shkak të problemeve në zemër.
“Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, tha Dwamena asokohe, duke shpjeguar se ngjarja erdhi si pasojë e goditjes që i dha defibrilatori. Edhe mjekët më pas konfirmuan se goditje të tilla nuk ishin të rrezikshme për jetën e lojtarit, ndonëse më e mira do të ishte që ai të mos luante futboll sërish.
Për shkak të gjendjes së zemrës dhe disa matjeve shqetësuese, Vejle konfirmoi më 26 tetor 2020, se Dwamena nuk mund të luante për një periudhë. Më vonë, në nëntor 2020, drejtori sportiv i Vejle-s deklaroi se Dwamena kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.
Pavarësisht shqetësimit të mjekve, ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli. Ai u rikthye në Austri duke nënshkruar me Blau-Veis Linz më 25 qershor 2021. Megjithatë, dy muaj më vonë, Dwamena do të pësonte tronditjen e parë të vërtetë. Ai u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë kundër TSV Hartberg dhe u shtrua në spital më pas.
Por, dashuria dhe pasioni i tij për futbollin bënë që të mos hiqte dorë nga ky sport. Në janarin e vitit 2023, Dwamena nënshkroi për një klub të vogël zviceran të kategorisë së pestë, BSC Old Boys. Atje ai realizoi tetë gola në 11 paraqitje, përpara se të mbërrinte në Shqipëri tek Egnatia.
Ngjarje tragjike ajo e ndodhur midis Egnatias dhe Partizan...
Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Rafael Dwamena , ka humbur...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar mbi rastin tragjik, ku...
Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjat...
Rafael Duamena humbi ndjenjat në sfidën midis Egnatias dhe P...
Momente horrori ndodhën në Rrogozhinë, me kapitenin e Egnati...
Momente paniku në ndeshjen Egnatia-Partizani. Sulmuesi Rapha...
Sfida Egnatia-Partizani, e vlefshme për javën e 13-të në Sup...
Supersfida midis Egnatias dhe Partizanit hap javën e 13-të t...
Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 1...
Partizani do të luajë përballë Egnatais në kuadër të javës s...
Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e loj...
Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, vazhdon të j...
Këtë të premte, trajneri Silvinjo, bëri publike listën e loj...
Kosova ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e ...
Armando Broja nuk ishte në listën e Shqipërisë për dy ndeshj...
Të dielën më 12 nëntor në orën 20:45, Kosova dhe Izraeli p...
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, n...
Kohët e fundit po bëhet çështje debati në Kosovë zgjedhja e ...
Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për mediat, në prag...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...