Nunjez shkëlqen për Liverpulin, Totenhemi fiton me përmbysje. Rezultatet e Premier Ligës
Liverpuli arriti një fitore me rezultatin 3-1 përballë Sauth...
Vllaznia dhe Tirana do të zhvillojnë sfidën e javës së 12-të të "Abissnet Superiore" në stadiumin "Selman Stërmasi" ditën e nesërme (13 nëntor). Ndeshja e cila do të startojë në orën 13:00, u zhvendos në kryeqytet pasi në stadiumin "Loro Boriçi" ka nisur mbjellja e barit të ri.
Para kësaj ndeshjeje trajneri Mirel Josa ka folur për objektivat e Vllaznisë në këtë takim. Klasikja shqiptare për trajnerin Josa, shihet si një ndeshje si të gjithë të tjerat, por nuk shmang për asnjë moment rëndësinë që ka për vazhdimësinë dhe qetësinë e Vllaznisë.
Sfida me Tiranën? Me interes do të priten të gjitha sfidat jo vetëm kjo, si në fillim të kampionatit që janë pritur me interes. Problemi është se sa i përqendruar do të jetë ekipi për të plotësuar objektivat.
Ndeshja më e mirë? Këtë e përcaktoni ju se cila ishte ndeshja më e mirë sipas opinionit tuaj. Ekipi ka bërë dhe ndeshja të tjera të mira, problemi është që gjatë periudhës kemi pasur oshilacione në lojë, qoftë nga negativiteti në pozitivitet. Ndeshja me Kukësin ishte pozitive, por duhet të harrojmë çfarë kemi bërë se do të numërohet vetëm ndeshja e fundit. Ndaj Tiranës është një ndeshje e rëndësishme.
Spostimi? Ky ishte opsioni i duhur. Me klubin kemi vendosur që të zhvillonim në Tiranë pasi dy të tjerat do të zhvillohen në Shkodër. E kam thënë që transfertat mbarojnë dhe tashmë do të luajmë shumë në shtëpi. Nuk kemi luksin të ndryshojmë nga ndeshja jashtë nga ajo brenda. Ekipi formon një mënyrë loje dhe e paraqet në fushë.
Aktivizimi me Kombëtaren? Kanë luajtur, njëri 90 minuta një tjetër 45 minuta dhe një tjetër 60 minuta. Për mua ka rëndësi që janë aktivizuar lojtarët. Nuk kemi pasur video të ndeshjes, por kemi diskutuar pasi ndeshjet kanë qenë kompetitive. Kjo është pozitive për ne.
Maksimumi ndaj Tiranës? Mua nuk më luajnë vetëm këta 3 futbollistë, por luajnë 11 lojtarë dhe pjesa tjetër është e gatshme. Unë jam i kënaqur për këta lojtarë dhe të gjithë që kanë qenë në skuadër janë stërvitur me entuziazëm. Ndeshja me Tiranën është një ndeshje si të gjithë ndeshjet e tjera.
Këtë nuk duhet ta themi dhe as ta marrim, se disa lojtarë luajtën mirë me Kukësin se disa lojtarë ishin të dëmtuar. Ne duhet ta marrim nga ana pozitive pasi kështu duhet të luajmë dhe ndaj Tiranës. Ne do të kërkojmë që të përmbushim objektivat tanë, nuk them objektivat përfundimtarë të ekipit. Por të marrim 3 pikët e radhës nesër pasi ekipi luan për objektivat javorë.
Ekipi luan më mirë në kryeqytet? Jo, nuk është kështu, ekipi luan mirë në Shkodër dhe ne mundohemi që të plotësojmë detyrat sa më mirë të jetë e mundur. Kështu që ne shkojmë drejt Tiranës për të luajtur futbollin tonë dhe për të pasur një skuadër me sa më pak probleme për vazhdimësinë.
Latifi? Ka nisur stërvitjen, ai ka pasur dhe problemin familjarë që të tilla paçim çdo javë, pasi është shtuar me fëmij. Tani presim të marrë formën fizike dhe të jetë i gatshëm, pasi do të jetë më i qetë nga ky aspekt.
Superkupa? E shoh si një ndeshje që do të vendosë ekipin më në ritëm kampionati.
Liverpuli arriti një fitore me rezultatin 3-1 përballë Sauth...
Çelsi luan një transfertë të vështirë përballë Njukasëllit n...
Pak ditë para pjesëmarrjes në Botërorin 2022, Polonia është ...
Napoli është i pandalshëm në këtë sezon të Serisë A, me të k...
Reja ka folur në mediat italiane sa i përket aventurës me Sh...
Në Shqipëri janë gati për të sajuar histori me mungesë vle...
Karim Benzema nuk ka luajtur ndeshjet e fundit me Real Madri...
Kanë përfunduar katër sfidat e sotme të Grupit A të Kategori...
Manchester City ka pësuar një humbje të rëndë 1-2 ndaj Bre...
Kategoria e Parë nis ditën e sotme javën e 10-të të saj me k...
Dinamo ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin e...
Nisja e këtij sezoni për Nedim Bajramin nuk ishte aspak një ...
Futbolli italian në shok! Prokurori i Përgjithshëm i Komis...
Kategoria e Parë ngre siparin e javës së 10-të me katër ndes...
Gazetari i “France Football”, Theo Troude, dhe kryeredaktori...
Fillimi i sezonit 2022-'23 përkon me fillimin e një prej fer...
Ish-sulmuesi i Lestër Siti, Tomi Rajt, ka pësuar një ndryshi...
Kristjan Asllani nuk po merr tek Interi minutat "e premtuara...
Trajneri Edoardo Reja ka shpallur sot listën me emrat e 27 l...
Botërori në Katar po afron dhe shumë tifozë, për fat të keq,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...