web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesfushori pogradecar, pranë transferimit në Ukrainë

25 Janar 2024, 11:35, Sport CNA

Të shumtë janë lojtarët shqiptarë që transferohen në kampionatet e huaja. Si në çdo periudhë merkatoje edhe në këtë të dimrit thuajse ndiqen të njëjtët hapa.

Lojtari i radhës që mund të provojë të luajë jashtë Shqipërisë është Oresti Kasmollari. Mesfushori gjysmën e parë të sezonit luajti për Tomorin në Kategorinë e Parë, ndërsa prej më shumë se 10 ditësh ndodhet te skuadra e Vorskla Poltava-s.

18-vjeçari është nën kontratë me Dinamon, por te beratasit luajti si i huazuar. Skuadra ukrainase ku luan edhe Ardit Toli prej 10 ditësh vazhdon stërvitjen në Turqi dhe mesfushori i kombëtares U-19 është në provë. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se deri tani lojtari ka lënë përshtypje të mira te drejtuesit urkrainas, teksa ditët e ardhme pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë, nëse do të bëjë hapin e madh në karrierë apo do të rikthehet në kampionatin shqiptar sërish.





Lajmet e fundit nga