Humbja në kampionat, skuadra e Superiores mbetet pa trajner
Kukësi ka mbetur pa trajner. Humbja e fundit me Dinamon, k...

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, që zhvilloi punimet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në këtë Asamble morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, anëtarët e kryesisë, Idriz Gashi, Ervis Peza, Dritan Salaj e Sokol Avdo dhe delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në përshëndetjen e tij vlerësoi punimet e asamblesë dhe përgëzoi rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar.
“Ju përgëzojë për asamblenë e parë vjetore të përgjithshme të zakonshme. Është një hap i parë që shoqata ka filluar të funksionojë në mënyrë perfekte. Falë gjykimit tuaj, niveli i arbitrimit shqiptar dhe niveli i futbollit shqiptar janë me notë shumë pozitive. Dua t’ju përgëzoj për gjykimin që keni bërë gjithë këto vite dhe vazhdoni ta bëni. Gjithashtu, ju përgëzoj edhe për punën që bëhet në të gjitha kolegjiumet dhe në kryesi, sepse këtë e tregojnë faktet. Kemi rritur numrin e arbitrave ndërkombëtarë dhe kjo tregon që arbitrimi shqiptar është në rrugën e duhur dhe ka hapa shumë pozitiv”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Asambleja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, teksa në nisje të saj u ndanë disa çmime vlerësuese për Besnik Kaimin, Kridens Metën, Xhavit Zajmin, Mhill Shkëmbin, Pajtim Alikon dhe Denis Agarajin, për kontributin e dhënë në arbitrimin shqiptar.
Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë të BASHF-së me sektorin e arbitrimit në FSHF dhe me FIFA-n e UEFA-n.
“Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi intensiv e në mënyrë sistematike me sektorin e arbitrimit, komisionet e ngritura, i caktimit, vlerësimit dhe i vëzhgimit. Duhet treguar shumë kujdes, impenjim, përqendrim në edukimin tekniko-profesional të përgatitjes së arbitrave, asistentëve dhe vëzhgueseve. Ky koordinim duhet të konsiderohet një detaj kryesor, i cili duhet thënë që është organizuar mirë. Është detyra jonë të jemi bashkëpunues me Sektorin e Arbitrimit në FSHF, në FIFA dhe UEFA që të marrim bashkëpunimi dhe ndihmesën reciproke të bashkëpunimit”, – tha Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.
Më tej, asambleja vijoi me rendin e ditës teksa u morën dy vendime të rëndësishme, ku me anë të votimit u miratua bilanci financiar i vitit 2023 dhe projektbuxheti për vitin 2024. Pas miratimit të këtyre vendimeve u mbyllën punimet në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të BASHF-së./ FSHF
Kukësi ka mbetur pa trajner. Humbja e fundit me Dinamon, k...
Pas fitores me Tiranën, Skënderbeu do të kërkojë suksesin ...
Vazhdon të jetë e pasigurt e ardhmja e sulmuesit Armando B...
Antonio Conte do të rikthehet në stol nga sezoni i ardhshëm....
Barazimi me Besën në Kategorinë e Parë, ka shkaktuar "tërmet...
Albers Keko mund të quhet lojtari më i ri i Ballkanit. Sipas...
Denisson Silva nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos, p...
Erzeni ka ndërprerë bashkëpunimin me Bruno Pujën dhe Seun Pa...
Xavi bëri të ditur në një konferencë për shtyp se nuk do të ...
Dinamo City triumfoi në frymën e fundit me rezultatin 3-2...
Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea dhe Fulham e ...
Sipas lajmeve që vinin nga Spanja, trajneri i Arsenalit, Mik...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij...
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për "MCN TV", pas nd...
Java e 18-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me tri ndeshje...
Egnatia triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Erzenit, në një nde...
Marash Kumbulla ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë për ...
Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët në arenë...
Albi Doka është largimi i radhës nga Tirana. Klubi bardheblu...
VAR-i do të përdoret për herë të parë në Kategorinë e Parë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...