web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luhet për finalen e madhe, publikohen formacionet zyrtare në Argjentinë-Kroaci

13 Dhjetor 2022, 18:49, Sport CNA

Luhet për finalen e madhe, publikohen formacionet zyrtare në

Argjentinë-Kroaci është sfida e parë gjysmëfinale e Botërorit 2022, që do të dekretojë se cili nga dy ekipet do të shkojë në finalen e madhe të turneut.

Përballë vihen dy skuadrat të cilat kanë dalë të mundura në finalet e dy edicioneve paraardhëse, teksa këtë herë shpresojnë që të bëjnë të vetin trofeun. Përballë vihet talenti i padiskutueshëm i Lionel Mesit me atë të Luka Modriç, dy gjeni të ndryshëm në llojin e tyre për atë që bëjnë në fushë, por vendimtarë në lojën e ekipit.

Për të mbrojtur “Pleshtin” nga agresiviteti i mesfushës kroate, Skaloni ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë dyshen Paredes-De Pol, duke shtuar më shumë forcë përballë emrave si Brozoviç e Kovaçiç të cilët do të përpiqen të ndalin me çdo kusht vrullin e yllit argjentinas.


FORMACIONET ZYRTARE

Luhet për finalen e madhe, publikohen formacionet zyrtare në





Lajmet e fundit nga