web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE/ Teuta në avantazh, ish-lojtari i Partizanit i shënon Tiranës (VIDEO)

16 Dhjetor 2022, 17:09, Sport CNA

Teuta ka kaluar në avantazh ndaj Tiranës në minutën e 64-t. Ishte Albion Marku i cili me një gjuajtje nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga një devijim, i dha avantazhin durrsakëve.

Teuta-Tirana 1-0 (Marku64’)

KOMENTI LIVE:

64’ GOOOOOOOOL Albion Marku kalon në avantazh Teutën. Një skemë e durrsakëve, Marku godet portën, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë

56’ Shans mjaft i mirë për Tiranën me Redon Xhixhën. Sulmuesi i bardhebluve merr një top nga e djatha dhe futet në zonë, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën

49’ Mundësi e mirë për Teutën që i afrohet golit me një gjuajtje-kros

46’ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pa gola pjesa e parë në Durrës mes Teutës dhe Tiranës. Kanë qenë 45 minuta të luftuar, durrsakët shënojnë në minutat e fundit të pjesës së parë me Beqjan, por goli anulohet nga VAR për një faull në zonë.

46’ Goli po vlerësohet në VAR. Hamiti sheh aksionin dhe anulon golin, për një faull të shkaktuar në zonë

46’ GOOOOOOOOOL Teuta kalon në avantazh. Karabeci kroson në zonë nga një goditje dënimi në limitet e zonës, Beqja kërcen më shumë se të gjithë dhe dërgon topin në rrjetë

37’ Mundësi e artë për Teutën. Lorenco Vila merr një pasim nga Kuro, sulmuesi futet në zonë, godet me të majtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën

34’ Aleksi tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon larg kuadratit

30’ Lorenco Vila është shumë aktiv në krahun e djathtë të sulmit të Teutës, por krosimet e tij në zonë neutralizohen nga mbrojtja bardheblu

23’ Një kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Xhixhën që pason për Hasanin, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja e Teutës

18’ Ekipet vazhdojnë të kërkojnë për të çarë mbrojtjen kundërshtare. Megjithatë, hapësirat janë të pakta

11’ Tjetër mundësi për Teutën. Emiliano Vila godet me kokë, por nuk i jep dot drejtimin e duhur topit

9’ Kundërpërgjigjet Tirana me Ismajlgecin, që tenton nga distanca, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

2’ Lorenco Vila jep shkëndijën e parë të sfidës, por goditja e tij përfundon jashtë

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Pas debutimit me fitore në Kukës, trajneri Edi Martini kërkon një tjetër sukses në krye të skuadrës së Teutës, kësaj radhe përballë kampionëve të vendit. Tirana synon tre pikët në Durrës, që të rimarrë kreun e renditjes së Superiores.





Lajmet e fundit nga