Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para eliminatoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe.
Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip. Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.
Kështu, trajneri Reja ka vendosur që të vendosë në mbrojtje Mihajn si titullar përkrah Kumbullës e Ismajlit, ndërsa krahët do të jenë me Hysajn e Lenjanin.
Ashtu siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, mesfusha do të jetë e përbërë nga Bare dhe Abrashi me Bajramin i cili do të jetë më shumë në ndihmë të sulmit që formohet nga Broja dhe Uzuni.
LIVE SHQIPËRI-ITALI 1-3
16′ Ismajli / 20 Di Lorenco, 25′, 64′ Grifo
64’ Në momentin më të mirë të Shqipërisë shënon përsëri Italia. Grifo realizon me një gjuajtje nga jashtë zonës.
63’ Rast i artë për Shqipërinë për të shënuar me një gjuajtje të Bajramit i cili godet traversën e më pas gjuajtja e Lenjanit ndalet nga Bonucci në vijën fatale.
61’ Tensionohet sfida me një përplasje të fortë mes Bares dhe Verratit në fushë, duhet ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për të ndarë dy futbollistët të cilët më pas ndëshkohen me karton të verdhë.
60’ Aksion i shpejtë i Shqipërisë në krahun e djathtë me Roshin, topi më pas harkohet në shtyllën e dytë për Bajramin i cili mundohet ta ulë në qendër për Uzunin, por gjen ndërhyrjen e mbrojtësve të Italisë.
56’ Uzuni tenton të kalojë me shpejtësi Bonuçin, por pastaj gjen një devijim të mbrojtësit ndaj gjuajtjes së tij nga e djathta.
54’ Traversë edhe nga ana tjetër e fushës ku Uzuni lëshon një gjuajtje të fortë por është i pafat. Aksioni vazhdon dhe është Roshi i cili gjuan, por gjen Meret të gatshëm.
52’ Grifo tenton në hyrje të zonës, vetëm traversa shpëton Shqipërinë nga goli i radhës i Italisë.
50‘ Roshi merr vendin e Brojës i cili kthehet në stol.
48’ Ndërkohë Broja ka mbetur i shtrirë në tokë dhe duket se e ka të pamundur të vazhdojë.
48’ Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, topi harkohet nga e djathta për Kumbullën i cili gjuan me kokë, por Meret grushton dhe shpëton portën.
46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë nga të dy trajnerët. Rifillon sfida.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Italisë.
45’+3’ Hyn në fushë Riçi në vend të Tonali.
45’+2’ Zaniolo harrohet i vetëm në zonë pas një aksioni të Dimarkos nga e majta. Sulmuesi i Romës gjuan por gjen shtyllën e portës së Berishës.
45’ Rifillon ndeshja me Italinë që tashmë ka një lojtar më pak në fushën e lojës.
42’ Rënie e rrezikshme e Tonali pas një dueli ajror, teksa mesfushori përplas kokën në tokë. Ndalet përsëri loja për disa çaste dhe mesfushori duket se nuk është në gjendje të vazhdojë.
40’ Zaniolo tenton me të majtën nga jashtë zonës, pa gjetur shënjestrën.
36’ Tonali mbetet i shtrirë në tokë pas një përplasje me Keidi Baren, duke kërkuar ndihmën mjekësore.
35’ Gjuajtje e fortë tokazi e Raspdorit nga jashtë zonës, Berisha zgjatet dhe mbërthen sferën.
32’ Italia fillon të mbajë më shumë topin, duke qarkulluar nga njëra anë e fushës në tjetrën, për të kontrolluar ritmin e sfidës.
28’ Hysaj merr topin në krahun e djathtë, harkon në shtyllën e dytë ku Uzuni tenton roveshatën dhe ngatërrohet me Lenjanin, me të dy lojtarët që humbasin mundësinë të gjuajnë siç duhet në portë.
25’ Gabim tjetër i kuqezinjve. Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës. 1-2
25’ Një top në thellësi i Dimarkos gjen të vendosur keq mbrojtjen dhe i jep mundësinë Zaniolos të gjuajë në portë, por parabola e tij kalon mbi traversë.
20’ Zgjat shumë pak festa kuqezi. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk është e pozicionuar mirë dhe Di Lorenco tund rrjetën duke barazuar shifrat.
16’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret i cili mbetet i palëvizur.
12’ Rrezik në portën kuqezi ku Raspadori vë në prove reflekset e Berishës me njw gjuajtje nga e majta. Pastaj sfera shkon te Zaniolo i cili gjuan me shumë forcë duke fluturuar topin lart mbi traversë.
9’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkonte Grifo i cili harkon në zonë, por Bonuçi nuk ia del të devijojë para Berishës me topin që shkon qetësisht në fundore.
6’ Dimarko me thembër i dhuron topin Brojës por shpërthimi sulmuesit kuqezi sjell një krosim në zonë që devijohet në këndore.
3’ Aksion i rrezikshëm në krahun e djathtë për Italinë, Ismajli largon topin e pasuar në qendër.
1’ Menjëherë një kontrast mes Bastonit dhe Brojës i cili fiton një këndore. Por sulmuesi mbetet i dëmtuar dhe ka nevojë për ndihmën mjekësore për disa çaste.
1’ Nis dueli në “Air Albania”
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja
ITALIA: Meret; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenco, Tonali, Verratti, Dimarko; Zaniolo, Raspadori, Grifo.
Trajner: Roberto Mançini
Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rën...
Shqipëri-Itali 1-2 Kronika e ndeshjes: 45+2′ Italia pran...
Një situatë e pakëndshme u regjistrua para startit të miqë...
Shqipëri-Itali 1-2 Ismajli 16' / Di Lorenco 20', Grifo 25' ...
Shqipëria U21 ka luajtur sot testin e saj të parë miqësor pë...
Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në stadiumin Fad...
Dukë filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do t...
Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë në Kategor...
Argjentina është gati për Kupën e Botës në Katar teksa edh...
Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria l...
Gjermania shihet si një nga pretendentët për të fituar Botër...
Kosova do të luajë sot në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokj...
Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi goli...
Shtatë tifozë të Feyenoordit, të cilët janë ndër më të zja...
Korabi arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme në...
Andreas Ndoji ishte tema më e përfolur së fundmi në Shqipë...
Babai i Andreas Ndojit ka komentuar çështjen e mbrojtë...
Partizani merr një lajm të madh një ditë pas fitores me By...
Kampionati Botëror “Katar 2022” do të jetë edicioni i fundit...
Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...