web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE ARGJENTINË-FRANCË/ Mesi tund rrjetën, latino-amerikanët kalojnë në avantazh (VIDEO)

18 Dhjetor 2022, 16:25, Sport CNA

Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.

“Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.

Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre.

LIVE ARGJENTINË-FRANCË 1-0
24′ (p) Mesi

24’ GOOOL ARGJENITNA! Shënon Mesi me penallti.

21’ Penallti për Argjentinë. Di Maria nga e majta shmang Dembele dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

20’ Zgjohet Franca që rrezikon me një goditje nga këndi, ku topi gjen Zhiru në zonë, por goditja e tij me kokë fluturon mbi traversë.

20’ Zgjohet Franca që rrezikon me një goditje nga këndi, ku topi gjen Zhiru në zonë, por goditja e tij me kokë fluturon mbi traversë.

17’ Aksion i shpejtë i Argjentinës në krahun e djathtë, topi më pas kalon në qendër ku vjen Di Maria dhe gjuan në ecje e sipër, por çon topin mbi traversë.

14’ Zbritja e parë e Francës është me një kombinim mes Zhiru dhe Mbape në krahun e majtë, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë pas sugjerimit të shoku të repartit.

9’-11’ Romero përplaset me Loris në një goditje nga këndi, me gardianin që mbetet i shtrirë dhe shqetëson jo pak stafin e Francës. Por më pas portieri ringrihet në këmbë për të vazhduar lojën.

8’ Tenton De Pol nga jashtë zonës, Varane devijon topin rrezikshëm në këndore.

7’ Argjentinasi janë shumë agresive që në momentet e parë të sfidës, me Mesin dhe Alvarez që shkaktojnë faulle ndaj mbajtësve të topit të Francës duke mos i lejuar që të krijojnë aksione të rrjedhshme.

5’ Provon Mek Alister nga jashtë zonës, topi ndalet përsëri nga portieri i Francës në pozicion.

3’ Sugjerim në qendër i Mesit për Alvarez, ai gjuan por gjen përgjigjen e Loris.

ARGJENTINA: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Taliafiko, Fernandez, De Pol, Mek Alister, Di Maria, Alvarez, Mesi.

FRANCA: Loris, Kunde, Upamekano, Varan, T. Hernandez, Tçuameni, Rabio, Grizman, Dembele, Mbape, Zhiru.





Lajmet e fundit nga