web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Shqipërisë/ Bylisi dhe Laçi bëjnë goleada, kualifikohet edhe Teuta. Ja rezultatet

11 Tetor 2022, 16:11, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë/ Bylisi dhe Laçi bëjnë goleada,

Bylisi ka shkatërruar me shifrat e thella 7-1 Pogradecin, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë, për Grupin A. Ballshiotët kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 10-1.

Laçi ka “shkërmoqur” me rezultatin 5-0 ekipin e Devollit, duke kaluar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, në Grupin B.

Për kurbinasit ka shënuar Prengaj në minutën e 23′, më pas goli i dytë u realizua nga Babatunde në minutën e 36′ dhe pas dy minutash, ekzaktësisht në të 38′ ishte Geci ai që shënoi të tretin për Laçin.

Serinë e golave e vazhdoi sërish Geci në minutën e 66′ dhe Babatunde e vulosi takimin me shifrat 5-0 në minutën e 71′. Laçi do të gjejë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë fituesin e çiftit Tomori-Burreli.

Teuta mposhti 2-0 Luzin, pas barazimit pa gola në sfidën e parë. Golat për durrsakët u shënuan nga Karbeci në minutën e 55-të dhe Hebaj në minutën e 89-të.

REZULTATET:

Grupi A

FT | BYLIS 7–1 POGRADECI

 Souza Ferreira 15′, 24′, 33′, Souza Rodrigo 27′, Atshimene 55′, Hodo 89′ / Blaceri 4′

HT| TËRBUNI 1-0 LUSHNJA

Zagani 9′

Grupi B

FT | LAÇI 5-0 DEVOLLI

Prengaj 23′, Babatunde 36′, 71′, Geci 38′, 66′

FT| TEUTA 2-0 LUZI

Karabeci 55′, Hebaj 89′





Lajmet e fundit nga