web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër “demat” e Kombëtares spikatën në “Air Albania”, krenohet Partizani: Sa shumë…

19 Nëntor 2022, 22:13, Sport CNA

Plot katër futbollistë të Partizanit, zbritën në fushë mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, në miqësoren që Shqipëria zhvilloi ndaj Armenisë që përfundoi me rezultatin 2-0.

Ky fakt ka bërë krenar klubin e Partizanit, që pas ndeshjes ka bërë një status me dedikim të veçantë për Skukën, Hadrojin, Carën dhe Eneo Bitrin, që spikatën me paraqitjet e tyre, madje edhe duke lënë gjurmë.

Skuka shënoi golin e parë për Shqipërinë, Hadroji debutoi si titullar, Cara fitoi 11-metërshin, ndërsa Bitri dhuroi siguri në mbrojtje për ato minuta që luajti. Një përformancë me të vërtetë pozitive e futbollistëve të Partizanit. Në fund postimi mbyllet me frazën: “Sa shumë Partizan ka kombëtarja jonë”.





Lajmet e fundit nga