web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KATEGORIA E PARË/ Luhen ndeshjet e fundit për këtë vit, zbuloni të gjitha duelet e ditës së sotme

21 Dhjetor 2022, 11:00, Sport CNA

Kategoria e Parë luan ndeshjet e fundit të javës së 12-të, e cila është dhe e fundit për këtë vit.

Luzi dhe Apolonia do të ndeshen me njëra-tjetrën në stadiumin “Partizani” në kryeqytet në orën 12:00.

Më pas në orën 13:00, luhen dhe 5 sfidat e tjera. Ato që spikasin janë Tërbuni-Dinamo dhe Flamurtari-Besëlidhja. “Nëndetësja” do të kërkojë që të ruajë vendin e parë dhe të shpallet kampion dimri, teksa vlonjatët paralelisht do të shpresojnë te një hap i gabuar i kryeqytetasve dhe ta marrin ata kreun nëse mundin lezhjanët.

Sfidat e tjera të cilat luhen po në këtë orë janë Korabi-Tomori, Lushnja-Oriku dhe Turbina-Burreli.

 





Lajmet e fundit nga