web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ka luajtur shumë vite në Superiore, ish-lojtari i Teutës dhe Dinamos firmos në kategorinë e pestë italiane

30 Korrik 2023, 23:02, Sport CNA

Një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar fillon gjithçka nga e para në Itali. Emrir Rezi, mesfushori i cili ka luajtur në shumë skuadra në futbollin shqiptar në dekadën e fundit, ka vendosur të transferohet përtej Adriatikut dhe ka firmosur me një klub italian.

Lojtari i cili ka veshur fanellën e skuadrave të Teutës, Elbasanit, DInamos, Erzenit, Kamzës, Kastriotit dhe së fundmi Tërbunit, në futbollin tonë, tashmë është zhvendosur në Itali. Rezi është prezantuar si afrimi më ri i klubit të Arenzano, një skuadër e cila në fakt i përket futbollit amator italian.

Arenzano është në kategorinë e pestë italiane dhe Rezi do të ketë mundësinë atje të tregojë vlerat e tij e  pse jo, të tentojë për kategoritë më të larta në sezonet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga