web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e 28-të/ Spikat derbi i kryeqytetit, Superiorja luhet në fundjavë

14 Mars 2024, 16:08, Sport CNA

Superiorja është gati për fazën e katërt dhe të fundit ku do të vendosen verdiktet finale të sezonit 2023/2024. Në fundjavë do të luhen takimet e javës së 28-të.

Të shtunën do të zhvillohen tri sfida. Ndeshja e parë është Erzeni-Laçi, e programuar për t’u luajtur në orën 14:00.

Në po të njëjtën ditë, në orën 17:00 do të zhvillohen dy takime. Në “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Partizanin. Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian e vendit të parë.

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të. Në orën 14:00, Kukësi do të përballet me Vllazninë. Takimi që do të ulë siparin e kësaj jave është Tirana-Dinamo City. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania” në 17:00.





Lajmet e fundit nga