web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ivan Gvozdenovic: Barazimi ndaj Partizanit, rezultat i drejtë

11 Dhjetor 2023, 19:17, Sport CNA

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Partizanit.

Gvozdenovic, deklaroi se barazimi është rezultat i drejtë për atë që skuadrat treguan në fushë.

"Nuk mund të them se jam shumë i kënaqur me barazimin. Ndoshta barazimi është rezultat i drejtë. Në pjesën e parë ishim të barabartë në të dytën ishim më të kujdesshëm.

Dean Lico nuk ishte në formë shumë të mirë. Pres më shumë nga ai. Është një lojtar me cilësi të mëdha. Partizani na bëri një presing ultra-ofensiv. Provuam me kundërsulm. Kishim një rast me Franklin në fund, por Partizani tregoi cilësi.

E pësuam golin e barazimit shumë shpejt dhe kjo ndikoi në pjesën e dytë. Pas kësaj isha nervoz. Partizani ishte me katër sulmues dhe prandaj e riktheva Dumfour.", tha ai per MCN. 





Lajmet e fundit nga