web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte planifikuar në orën 13:00, kërkohet shtyrja e ndeshjes Erzeni-Bylis

22 Dhjetor 2022, 12:20, Sport CNA

Erzeni perballet me Bylisin në “Niko Dovana” sfidën e javës së 15-të të “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet në orën 13:00.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Durrësi, ekipi ballshiot akoma nuk ka arritur në stadium, pasi autobusi me të cilin do të lëvizte skuadra ka pësuar një defekt. Drejtuesit e Bylisit menjëherë ia kanë bërë të ditur këtë inofmracion FSHF-së, ndërsa kanë kërkuar që ndeshja të shtyhet me 30 minuta.

Akoma nuk dihet se cili është shkaku real i kësaj vonese, ndërsa pritet që vetë klubi të bëjë të ditur detajet, ndërsa akoma mungon konfirmimi nga FSHF nëse kërkesa e Bylis është konfirmuar apo jo.





Lajmet e fundit nga