web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Isgandarli në Turqi, zbulohet sa përfitoi Egnatia

4 Janar 2024, 17:15, Sport CNA

Vusal Isgandarli, nga Egnatia te Boluspor: është zyrtare. Marrëveshja fillimisht është njoftuar nga klubi turk, por më vonë nuk ka munguar dhe një njoftim nga ana e klubit rrogozhinas në faqen zyrtare.

Të dy klubet nuk kanë dhënë detaje për shumën që bëri të mundur këtë transferim, por sipas sajtit që merret me vlerat e lojtarëve në treg, “transfermarkt”, operacioni ka kushtuar 150 mijë euro.

Vusal Isgandarli e filloi futbollin në Ravan Baku në Azerbajxhan, ka luajtur për Simurq, Zira FK, Keshla, A. Keçiörengücü, Sumqay?t dhe KF Egnatia.

Isgandarl, ka luajtur 211 ndeshje në karrierën e tij profesionale, ku ka shënuar deri tani 31 gola. Gjithashtu, ka luajtur 3 herë për Kombëtaren e Azerbajxhanit.





Lajmet e fundit nga