web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I përfundon kontrata, titullari i Tiranës mund të largohet në merkaton e dimrit

1 Janar 2024, 09:51, Sport CNA

Florjan Përgjonit i përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni me Tiranën. Dilema e madhe në këtë merkato është nëse Përgjoni do të pranojë rinovimin apo do të shitet, për të mos rrezikuar largimin me parametra zero në fundin e sezonit.

E njëjta situatë ishte me Florent Hasanin, të cilin 26 herë kampionët u detyruan ta shisnin për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit. Hasani ishte golashënuesi i Tiranës gjatë dy sezoneve të fundit.

Tirana ka një “xhevahir” në skuadër. 26-vjeçari është lojtar kyç dhe mund të ekzistojë mundësia që të mbahet në skuadër për objektivin e titullit kampion, dhe pse ashtu do mbetet i lirë në fundin e sezonit.





Lajmet e fundit nga