web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja e Atalanta-s “djeg” Italinë në Europë, Bundesliga thellon diferencën

11 Mars 2026, 13:41, Sport CNA

Humbja e Atalanta-s “djeg” Italinë në Europë,

Humbja 6-1 e Atalantës ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League ka komplikuar ndjeshëm mundësinë që Italia të ketë një ekip të pestë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.

Pas këtij rezultati është rritur diferenca në renditjen e koeficientëve të UEFA-s mes Serisë A dhe Bundesligës. Ndërkohë Anglia ka siguruar tashmë matematikisht vendin e parë në këtë renditje dhe një vend shtesë në Champions League.

Italia mbetet në garë me Gjermaninë dhe Spanjën, por diferencat janë rritur dhe rikuperimi duket i vështirë. Shpresa mbetet te klubet italiane që vazhdojnë garën në kompeticionet e tjera europiane.

Rezultatet e Romës, Bologna-s dhe Fiorentina-s mund të ndikojnë në grumbullimin e pikëve deri në fund të sezonit. Disfata e Atalanta-s konsiderohet një nga humbjet më të rënda të një klubi italian në Kupat e Europës.

Aktualisht vendi i katërt në Serie A pritet të mbetet pozicioni i fundit që siguron kualifikimin për Champions League sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga