ZYRTARE/ Tirana rikthen Endri Vrapin
Tirana do të luajë ditën e sotme ndaj Laçit, skuadër që nuk ...

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke lënë gjurmë edhe në kompeticionet evropiane.
Në Europa League, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci ishin protagonistët kryesorë në kualifikimin e Sparta Pargue ndaj Galatasaray-t.
Indrit Tuci u aktivizua në pjesën e dytë dhe fillimisht gjeti rrugën e rrjetës, e më pas asistoi në golin e tretë. Ndërsa Qazim Laçi dhuroi asistin në golin e katërt të shënuar në minutën e 90+6 nga Jan Kuchta.
Ernest Muçi gjeti golin e parë me skuadrën e tij të re Besiktas. Sulmuesi kuqezi zhvilloi një superndeshje në fitoren 2-0 ndaj Istanbulspor, teksa realizoi golin e dytë dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika "Sofascore".
Në kampionatin turk vijon të shkëlqejë Rey Manaj, i cili shënoi golin e radhës në takimin Sivasspor-Pendikspor. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Sivasspor, teksa ky ishte goli i 14-të për Manajn në kampionat.
Edhe Mirlind Daku gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore të Rubin Kazan ndaj Rodina Moscow. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e vetëm në humbjen e skuadrës së tij 1-4.
Në Itali, Kristjan Asllani e nisi si titullar me Interin sfidën ndaj Leçes, ku nga minuta e parë ishte një tjetër futbollist kuqezi, Ylber Ramadani. Asllani bëri një paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Interit 4-0, teksa asistoi në golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez.
Nedim Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në sfidën e Sassuolo-s ndaj Empoli-t. Bajrami ishte menjëherë protagonist teksa asistoi në golin e dytë të Sassuolo-s. Në fund triumfoi Empoli me rezultatin 3-2 ku titullar ishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.
Edhe Keidi Bare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në sfidën e Espanyol-it në transfertë ndaj Eibar-it. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, asistoi për golin e barazimit në minutën e 96-të, ndërsa Espanyol-i realizoi edhe një tjetër gol pas tre minutave duke marrë një fitore të rëndësishme. Keidi Bare ishte titullar përgjatë gjithë ndeshjes duke qenë një ndër më të mirët në këtë sfidë.
Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klaus Gjasula, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Frederik Veseli dhe Arbnor Muja.
Tirana do të luajë ditën e sotme ndaj Laçit, skuadër që nuk ...
Milani sulmoigjatë gjithë 90 minutave, por nuk arritën dot...
Për herë të parë që prej 24 vitesh, shqiptarët do të mund ...
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...
Liverpool ka fituar për herë të 10-të trofeun e EFL Cup "Car...
Sulmuesi Rey Manaj është në qendër të vëmendjes për shkak ...
Ernest Muçi gjen golin e parë me Besiktas. Ish-sulmuesi i Ti...
Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa...
Pak më parë është regjistruar një përplasje në ndeshjen që...
Ndeshja e sotme në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit ës...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit. Në minutë...
Flamurtari nui gaboi në transfertë ndaj Tomorit në Berat. Ku...
Ndeshja e sotme në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit sh...
Mbyllet sfida në “Kukës Arena”, me Erzenin që largohet me ...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Egnatias dhe Teutës, e vlefshme...
Futja e tifozëve në fushë shkaktoi një kaos të madh në ndesh...
Një situatë aspak e këndshme u krijua gjatë ndeshjes Kukësi-...
Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë dhe ësht...
Juventus-i rikthehet te fitorja në kampionat pas katër javëv...
Lëvizje e papritur te Besa, para ndeshjes me Kastriotin. CN...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...