web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gol në minutën e 97-të, Liverpool fiton mes dramës

22 Shkurt 2026, 17:24, Sport CNA

Gol në minutën e 97-të, Liverpool fiton mes dramës

Java e 27-të e Premier League ka dhuruar emocione të forta dhe ndeshje tejet të luftuara, ku spikat fitorja dramatike e Liverpoolit në transfertë ndaj Nottingham.

"Reds" iu falën një goli të shënuar nga Alexis Mac Allister në minutën e 97-të të takimit, duke marrë tre pikë të arta që i ngjisin ata në vendin e gjashtë me 45 pikë, duke mbetur plotësisht në garë për një vend që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Paralelisht, Fulham ka arritur një sukses të rëndësishëm duke mposhtur Sunderlandin me shifrat 3-1, ndërsa Crystal Palace fitoi minimalisht 1-0 përballë Wolves.

E gjithë vëmendja e mbrëmjes do të zhvendoset tashmë në derbin e Londrës mes Tottenham dhe Arsenal, ku "Topçinjtë" janë nën presionin e detyrimit për fitore me qëllim që të ruajnë kryesimin e kampionatit anglez.





Lajmet e fundit nga