web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gol dhe asist, Anis Mehmeti vazhdon shkëlqimin në Angli

28 Shkurt 2026, 19:03, Sport CNA

Gol dhe asist, Anis Mehmeti vazhdon shkëlqimin në Angli

Anis Mehmeti po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij në Championship, duke konfirmuar formë të qëndrueshme me skuadrën e Ipswich.

Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën ndaj Swansea që në minutën e tretë, me një goditje të saktë brenda zonës.

Goli i tij i dha avantazhin e hershëm ekipit, që më pas e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0. Mehmeti kontribuoi edhe me asist në golin e tretë, të realizuar nga Hirst në minutën e 74-t.

Me këtë realizim, ai shkon në kuotën e 10 golave në kampionat këtë sezon. Në total, Mehmeti numëron edhe 7 asistime, duke qenë ndër lojtarët më produktivë të skuadrës.

Paraqitjet e tij vijnë në një moment kur përfaqësuesja shqiptare përgatitet për ndeshjet e radhës në muajin mars.





Lajmet e fundit nga