web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gati trajneri i ri, zbulohen dy kandidatët te Partizani

22 Shkurt 2025, 13:29, Sport CNA

Gati trajneri i ri, zbulohen dy kandidatët te Partizani

Partizani njoftoi shkarkimin e trajnerit Aleksandar Veselinovic, pas humbjes me Bylisin, diçka e njoftuar më herët edhe nga CNA.al.

Drejtuesit e kryeqytetasve kanë nisur nga puna për të zgjedhur pasuesin e teknikut serb. Gjasat më të mëdha janë që drejtimin ta marrë drejtori Arbër Abilaliaj.

Ky i fundit mund të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe më pas të nisë një projekt i ri. Por, në listë është edhe Giovanni Colella. Ky i fundit fitoi titullin me Partizanin në vitin 2023 dhe shihet si një kandidat i mundshëm për stolin.

Tekniku italian është pa një ekip, pasi vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Feronikelin në Kosovë. Fakti që italiani e njeh mirë ambientin e kuq bën që drejtuesit të mendojnë për rikthimin e tij.





Lajmet e fundit nga