web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollisti shqiptar shënon gol në Japoni dhe hesht stadiumin 

16 Korrik 2023, 22:17, Sport CNA

Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli, ka gjetur rrugën e rrjetës, pas një kohe të gjatë, në kampionatin japonez.  31-vjeçari realizoi për Shimizu S-Pulse në barazimin 2-2 ndaj Chiba-s. 

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e 26-të të kategorisë së dytë në Japoni. Kololli në lojë hyri në minutën e 61-të, ndërsa realizoi për 2-2 në minutën e 66-të. Për të ishte goli i parë këtë edicion. 31-vjeçari regjistroi vetëm paraqitjen e pestë. 

Vlen të theksohet fakti, se atmosfera në stadium, ishte me të vërtetë elektrizuese, teksa Kololli, tentoi të heshte tifozët vendas, me festimin e tij special te goli i barazimit. Vitin e kaluar, futbollisti shqiptar i Kosovës, realizoi 3 gola në 20 ndeshje në elitën e futbollit japonez.

 





Lajmet e fundit nga