web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika e largimit të Redon Xhixhës, te Tirana gati të rikthejnë dy ish-lojtarë të Superiores

23 Dhjetor 2022, 09:03, Sport CNA

Frika e largimit të Redon Xhixhës, te Tirana gati të

Redon Xhixha pa diksutim është një lojtar kyç në formacionin e Tiranës, i cili me golat e tij ka qenë dhe vazhdon të mbetet vendimtar. Sulmuesi kurbinas pas largimit të Taulant Seferit, ka marrë mbi supe përgjegjësinë e ndëshkimit të kundërshtarëve, detyrë që po e realizon me sukses.

Paraqitjet e mira të Xhixhës kanë nisur të trembin edhe drejtuesit, pasi sulmuesi mund të largohet në një kampionat tjetër, pasi ç'është e vërteta interesimet nga skuadra të huaja nuk mungojnë. Për të mos u gjendur në vështirësi dhe të papërgatitur, bardheblutë kanë pikasur dy zëvendësues dhe janë pikërisht të dy njohës të mirë të kampionatit shqiptar.

Sipas shtypit të shkruar bëhet fjalë për Kristan Abazaj, i cili lakohet shpesh në merkato për një kalim te kryeqytetasit, ndërsa emri i dytë që del në skenë është edhe Erald Çinari. Mbetet të presim hapjen zyrtarisht të merkatos së janarit për të mësuar se cila do të jetë lëvizja e bardhebluve për të siguruar golat.





Lajmet e fundit nga