web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ FSHF zbulon fanellat e Kombëtares për Europianin

2 Qershor 2024, 21:25, Sport CNA

FOTOT/ FSHF zbulon fanellat e Kombëtares për Europianin

Federata Shqiptare e Futbollit, zbuloi fanellat zyrtare, me të cilat Shqipëria do të marrë pjesë në Europianin  e verës.

Fanella e parë e ekipit tonë kombëtar do të jetë e kuqe dhe me shqiponjën e përhapur në pjesën e përparme të saj. Ndërkohë, jaka dhe pjesa fundore e mëngëve do të jenë me ngjyrë të zezë.

Fanella e dytë do të jetë e bardhë dhe me jakë të zezë, ndërsa fanella e tretë përbëhet e gjitha nga ngjyra e zezë.

Ky model i uniformës së Kombëtares do të jetë unik vetëm për Kampionatin Europian.

Shfletoni fotot e mëposhtme, për të parë fanellat:

 





Lajmet e fundit nga