web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formati i ri i Champions League, nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë fazë grupesh

14 Dhjetor 2023, 17:53, Sport CNA

Ndeshjet e së mërkurës, shënuan fundin e fazës së grupeve në Champions League, pasi nga sezoni i ardhshëm do të ketë një format tjetër.

Për sezonin 2024-2025, do të ketë një format tjetër dhe do të jetë ndryshimi më i madh, nga 1991, kur u fut faza e grupeve.

36 skuadra do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, por ndryshimi është se nuk do të jenë të ndara në grupe, por do të jenë të gjitha ekipet në një grup dhe do të luajnë nga 8 ndeshje. 

Pas tetë xhirove të fazës së grupeve, do të vendoset tabela përfundimtare dhe tetë skuadrat e para do të vendosen në fazën e 1/16-ve dhe ato skuadra që do të përfundojnë nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të do të luajnë dy ndeshje play-off.

Nga 1/16-ta luhet me eliminim direkt, ashtu siç ka ndodhur deri më tani, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Mynih më 31 maj 2025.





Lajmet e fundit nga