web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamurtari “kap” finalen me barazim, “çmenduri” me 7 gola në Vora-Apolonia

12 Maj 2024, 17:11, Sport CNA

Flamurtari “kap” finalen me barazim, “çmenduri”

Finalja e “play off”-it në Kategorinë e Parë, do të jetë mes Flamuratrit dhe Apolonisë, me skuadrën fituese që do të përballet me Laçin, aty ku do të përcaktohet ekipi që luan sezonin e ardhshëm në Superiore.

Sa i përket ndeshjeve, Apolonia siguroi kualifikimin në finalen e “play off”, pas një fundi dramatik dhe përmbysje të çmendur ndaj Vorës, me rezultatin 4-3.

Fierakët kaluan të parët në avantazh me Hebeja-n në minutën e 23-të, por vendasit përmbysën gjithçka me golat e Prengajt në minutën e 32-të dhe 44-t.

Pjesa e dytë, ishte me të vërtetë spektakolare. Vora shënoi të tretin me Raboshtën nga penalltia, por ky 11 metërsh, shkaktoi polemika të mëdha, çka solli edhe tërheqjen e Apolonisë nga fusha për disa minuta nga ana e presidentit Koço Kokëdhima.

Pas rikthimit në fushë, miqtë ishin të papërmbajtshëm. Maksuti ngushtoi shifrat në 3-2 në minutën e 69-të, ndërsa Omeri barazoi në minutën e 73-të.

Umeijego përmbysi rezultatin në minutën e 82-të, duke shënuar golin që i siguroi kualifikimin ekipit të tij. Në minutat e fundit, Vora provoi gjithçka, por kishte fatin kundër, duke humbur disa raste flagrante për shënim.

Në Vlorë, Flamurtarit i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Korabit, për të prerë biletën.





Lajmet e fundit nga