web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fati i keq ndjek Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares sjell panik

23 Shkurt 2025, 20:26, Sport CNA

Fati i keq ndjek Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares sjell panik

Atalanta regjistroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Empolit, duke hedhur pas krahëve momentin e vështirë. I pafat në këtë sfidë ishte Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje të mirë, por në minutën e 63-të u detyrua të linte fushën, duke i hapur rrugë Rafael Toloit. Sipas mediave italiane, 32-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kyçin e majtë, por shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Atalanta pritet të japë një raport të detajuar mbi gjendjen e kapitenit në ditët e ardhshme.





Lajmet e fundit nga