VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Ndeshjet e treta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri, u luajtën sot duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të grupit. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave, u përball me Kosovën në stadiumin “Elbasan Arena”, duke u mposhtur me rezultatin 6-0! Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit, Shqipëria U-17 renditet në vendin e tretë.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e filloi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Reshiti, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj. Ndeshja nisi me vrull me të dyja skuadrat që u përpoqën të merrnin kontrollin e lojës. Në minutën e gjashtë një pasiguri e mbrojtjes kuqezi u shfrytëzua nga Elona Paci, e cila pasi dribloi edhe portieren Mone, shënoi me portën e boshatisur.
Dy minuta më pas Rosela Vasa mori një pasim nga mesfusha dhe pas një depërtimi të bukur goditi portën, por topi kaloi ngjitur me traversën. Kosova gjeti shumë shpejt edhe golin e dytë në minutën e 10-të, Alba Shabani mori një top në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje diagonale mposhti portieren, dhe çoi shifrat në 0-2.
Në minutat e fundit të pjesës së parë Kosova shënoi sërish, pas një goditje dënimi me Shabanin, e cila gjuajti me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërkohë që Shqipëria U-17 mori një tjetër ndëshkim, pasi Methoxha u largua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhe.
Më 10 lojtare, pjesa e dytë u vështirësua për përfaqësuesen kuqezi që pak minuta pas rifillimit të lojës pësoi golin e katërt me autore Rita Fekajn, e cila shënoi me kokë pas një krosimi në zonë. Në minutën e 54-t, sulmuesja e Kosovës, Elona Paci, shënoi me të djathtën pas një inkursioni në majtë, duke fiksuar shifrat në 5-0.
Shqipëria tentoi të reagonte duke krijuar disa raste, por nuk ia doli mbanë të konkretizojë. Në minutën e 75-të Kosova festoi sërish, pasi Ndoci shkaktoi një autogol. Shqipëria kishte një mundësi shumë të mirë për të shënuar në minutën e 84-t me Bora Bushatin, e cila e vetëm me portieren nuk arriti të shënonte, ndërsa në minutat shtesë u ndëshkua me karton të kuq edhe sulmuesja Xhesika Ndoj pas kartonit të dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me 9 lojtare.
Sfida mbyllet me fitoren 6-0 të Kosovës U-17. Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Moldavia u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-0, falë golave të Diellza Ibraimit dhe Anastasia Ilievskas në minutat e fundit. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u luajtën në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor: në stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Redon Xhixha ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja, duke rea...
Partizani i këtij sezoni ndoshta nuk është më i fortë se vje...
Napoli është gjithnjë e më shumë zot i kampionatit. Numra re...
Një zëdhënës i Gjykatës kombëtare të audiencës, përgjegjëse...
Franck Ribery vendosi të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-...
Shakhtar Donjetck ka kërkuar që kombëtarja e Iranit të për...
Reagime të shumta për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Bot...
Kategoria e Parë ka luajtur dhe javën e saj të shtatë, me ...
Flamurtari ka mposhtur me shifrat e thella 1-5 Dinamon në ...
Kilië Mbape merr një shifër të paimagjinueshme nga Paris Sai...
Gjatë ndeshjes së të shtunës mes Milanit dhe Monzës, S...
Ka startuar në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”,...
Miqësorja Arabi Saudite – Shqipëri, e programuar për këtë ...
Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmas...
Migen Memelli u vë “fajin” mungesave, ndonëse e pranon që ku...
Jon Mersinaj është mbrojtësi shqiptar që luan për radhët e...
Klodian Arbëri vazhdon ta ketë me gjykimin, që sipas tij p...
Migen Memelli u vë “fajin” mungesave, ndonëse e pranon që ku...
Kampionati shqiptar ka mbyllur 9 javët e para. Partizani q...
Peshëngritsja e KS Teuta, Arjeta Rade, arriti një rezultat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...