U kualifikuan në Botëror, lojtarët kërkojnë nga FIFA t'i përjashtojnë
Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejt...

Janë luajtur këtë të premte ndeshjet e dyta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave femra u ndesh me Moldavinë në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, duke triumfuar me rezultatin 9-1.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Disha, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj.
Vajzat kuqezi tregojnë që në start superioritetin e tyre dhe e spostojnë menjëherë lojën në fushën kundërshtare, duke iua afruar disa herë golit. Në minutën e 10-të Rosela Vasa godet portën me topin që nuk kontrollohet siç duhet nga portierja Chiciuc dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë që vetëm një minutë më pas gjen edhe golin e 2-0, kur Klesta Ago finalizon saktësisht në zonën e vogël pas një krosimi nga e majta, duke e depozituar topin në rrjetë. 20 minutat e paratë ndeshjes janë mjaft intensive teksa në një kundërsulm Moldavia gjen golin me Nichifor, e cila në minutën e 18-të finalizon saktë me një gjuajtje diagonale pas një aksioni individual në të djathtë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Megjithatë, vajzat kuqezi nuk dekurajohen dhe vetëm dy minuta më vonë gjejnë golin e tretë me anë të Xhesika Ndojit, që zotëron bukur një top në hyrje të zonës dhe mposht portieren moldave.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Shqipëria gjen edhe golin e katërt pas një goditje këndi me topin që përplaste në traversë dhe aty Vasa përfiton duke shënuar me një gjuajtje me kokë.
Pjesa e dytë nis sërish me Shqipërinë që sulmon në vazhdimësi dhe i afrohet sërish golit. Trajneri Kola hedh në fushë Laura Barin, e cila zëvendëson Bora Bushatin. Në minutën e 58-të është sërish Ago që pas një depërtimi driblon edhe portieren për të shënuar golin e pestë të Shqipërisë de të dytin personal. Sërish Ago në minutën e 64-t finalizon një aksion të rrjedhshëm, me një gjuajtje në hyrje të zonës me topin që përfundon në rrjetë pas grushtimit të pafat të portieres. Ndërkohë në fushën e lojës kanë hyrë dhe Ndoci e Likollari, për të freskuar forcat në fushë.
Rezultati shkon në 6-1 teksa vajzat kuqezi nuk mjaftohen me kaq dhe në minutën e 71-ë është radha e kapitenes Era Methoxha të gjejë golin pas një goditje nga këndi, me një gjuajtje model me kokë. Pas Methoxhës është radha e Vasës që ta çojë rezultatin në 8-1 pasi merr një top në qendër të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke shënuar në minutën e 77-të golin e saj të tretë personal në këtë ndeshje. Në minutën e 80-të është radha e Ornela Brahaj të shijojë golin me një gjuajtje vërtetë fantastike nga distanca që gjen të papërgatitur portieren dhe çon shifrat në 9-1.

Sfida mbyllet me fitoren 9-1 të Shqipërisë U-17, që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e meritoi plotësisht goleadën.
Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-1. Kosovaret kaluan të parat në avantazh me golin e shënuar nga Paci në minutën e 7-të, por Maqedonia e Veriut u kundërpërgjigj që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Mitkovska në minutat 35 dhe 46.
Në përfundim të ndeshjeve të dyta, Maqedonia e Veriut renditet e para me 6 pikë, e ndjekur Kosova dhe Shqipëria mënga 3 pikë, ndërsa Moldavia është e fundit me 0 pikë.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor. Ndeshja e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30. Sfidat e tjera të grupit, të skuadrave mike do të zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Eliminatoret e Europianit U-17 për vajza
Liga B / Grupi B
Shqipëri – Moldavi 9-1
Shënuese: Vasa 10′, 45’+3, 77′, Ago 11′, 58′, 64′, Ndoj 20′, Methoxha 71′, Brahaj 81′ / Nichifor 18′
Kosova – Maqedoni e Veriut 1-2
Shënuese: Paci 7’ / Mitkovska 35′, 45’+1
Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejt...
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, duke...
Prej disa muajsh Besnik Feratit iu desh të linte fushë...
Kombëtarja shqiptare nis nga e shtuna përgatitjet në kuadë...
Nora Gjakova vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në ...
Mike Maignan humb Botërorin me Francën. Portieri i Milanit...
Arsenali po kalon një periudhë fantastike këtë sezon teksa...
Tashmë është zyrtare, Frank Riberi i ka dhënë lamtumir...
Tirana do të përballet me Erzenin ditën e nesërme në orën ...
Me pesë gola në katër takimet e fundit, Belajdi Pusi është k...
Tirana pret Erzenin si “vendase” në Elbasan Arena ditën e ...
Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, interesante, stimul...
Mediat italiane gjatë ditës së djeshme qarkulluan lajmin s...
Kategoria Superiore luan dy ndeshjet hapëse të javës së 9-...
Milani vazhdon të shprehë interesim konkret për Armando Br...
Elbasani do të presë Maliqin të dielën në shtëpi, në kuadë...
Partizani do të sfidojë Teutën në "Niko Dovana" në orën 17...
Rodrigo de Paul nuk do të largohet nga Atletiko Madrid gjatë...
Federata e Futbollit të Ganës i ka dhënë fund zyrtarisht f...
Romelu Lukaku “zhduket” sërish, nuk do të përfshihet në list...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...